BOTA /

VIDEO/ Libi, avioni privat i miliarderit turk del nga pista dhe merr flakë

Avioni ishte nisur nga Aeroporti Atatürk i Stambollit dhe po përpiqej të ulej në aeroportin e Misratës, kur ka dalë nga pista dhe është dëmtuar rëndë.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Libi, avioni privat i miliarderit turk del nga pista dhe merr flakë

Një avion privat, në pronësi të biznesmenit turk Hamdi Akın, është aksidentuar gjatë uljes në aeroportin e Misratës në Libi.

Avioni ishte nisur nga Aeroporti Atatürk i Stambollit dhe po përpiqej të ulej në aeroportin e Misratës, kur ka dalë nga pista dhe është dëmtuar rëndë.

Si pasojë e incidentit, avioni është përfshirë nga flakët dhe është dëmtuar në disa pjesë.

Fatmirësisht, anëtarët e ekuipazhit kanë mundur të shpëtojnë nga aksidenti dhe nuk raportohet për viktima.

Autoritetet libiane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe rrethanat në të cilat avioni doli nga pista gjatë uljes./Versus.al

Poll