• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Lala: Rregullorja e GJKKO-së cenon median, çështja mund të shkojë në Strasburg

by Lajm Lajm
September 14, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Lala: Rregullorja e GJKKO-së cenon median, çështja mund të shkojë në Strasburg
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetarja Klodiana Lala e ka cilësuar si censurë rregulloren e re të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për raportimin e medias. Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë iu drejtua sot Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar pezullimin dhe shfuqizimin e dispozitave që prekin punën e gazetarëve.

 

Në një intervistë për News24, Lala deklaroi se rregullorja e re bie ndesh me ligjin dhe Kushtetutën. Sipas saj, kërkesa për akreditimin e gazetarëve përplaset me parimin që seancat gjyqësore duhet të jenë publike, përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe.

 

Gazetarja vuri në dukje gjithashtu se rregullorja hyn në fuqi në një periudhë kur disa figura të politikës janë në proces gjykimi, ndërsa të tjera pritet të përballen me gjykatën.

 

Duke folur për masat e sigurisë që zbatohen aktualisht për hyrjen në ambientet e gjykatës, Lala tha se gazetarët u nënshtrohen disa niveleve të kontrollit dhe se seancat regjistrohen në sistemin audio.

 

“Ne kontrollohemi në hyrje nga garda. Lëmë çantat, kalojmë në skaner. Kalojmë skanerin e dytë dhe më pas kemi kontroll fizik nga një punonjëse e autorizuar nga ligji, që kontrollon vajzat dhe gratë dhe një punonjës mashkull që kontroll burrat. Pra ka një sistem sigurie të sofistikuar. Të gjithë seancat janë të regjistruara në sistemin audio.

Pra do të thotë se kjo rregullore që ka miratuar zoti Erjon Bani, që është administrative që nuk është përqafuar nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, bie ndesh me ligjin, kërkon akreditimin e gazetarëve ndërkohë që ligji dhe kushtetuta thonë se seancat janë publike përveç se në rastet kur ligji parashikon të kundërtën. Ne nuk lejohemi të kemi një celular. Gjë tjetër që përbën problematikë është akreditimi. Formulari kërkon adresën e shtëpisë. E dhënë e panevojshme.”, tha ajo.

 

Një tjetër pikë të rregullores që Lala e kundërshtoi lidhet me kërkesën që gazetarët të betohen se do të thonë të vërtetën. Sipas saj, një kërkesë e tillë është e papërshtatshme, pasi gazetarët nuk janë dëshmitarë në procesin gjyqësor.

 

“Tjetër skandal i madh është se gazetari duhet të betohet se duhet të thotë të vërtetën. Ne nuk jemi dëshmitarë të gjykatës”, shtoi ajo.

 

Lala paralajmëroi se çështja mund të dërgohet deri në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, nëse kërkesa e gazetarëve nuk merr zgjidhjen e pretenduar prej tyre në Gjykatën Kushtetuese.

 

“Nëse këtë fitore se marrim në Gjykatën Kushtetuese, e cila mund të ndikohet, jam e bindur se e drejta jonë mund të fitohet në Gjykatën e Strasburgut.”, tha ajo.

Tags: GJKKO gjykata
Previous Post

Nafta drejt 230 lekë për litër, qeveria rri duarkryq

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

Lala: Rregullorja e GJKKO-së cenon median, çështja mund të shkojë në Strasburg

Lala: Rregullorja e GJKKO-së cenon median, çështja mund të shkojë në Strasburg

September 14, 2026
Nafta drejt 230 lekë për litër, qeveria rri duarkryq

Nafta drejt 230 lekë për litër, qeveria rri duarkryq

September 14, 2026
I dënuar me burg për vrasje, ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i kërkuari ndërkombëtar

I dënuar me burg për vrasje, ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i kërkuari ndërkombëtar

September 14, 2026
Thesari zhbllokon pagat e GJKKO-së, ja cilët magjistratë përfitojnë

Thesari zhbllokon pagat e GJKKO-së, ja cilët magjistratë përfitojnë

September 14, 2026
Ish-deputeti Alban Xhelili emërohet drejtor i Postës Shqiptare në Durrës

Ish-deputeti Alban Xhelili emërohet drejtor i Postës Shqiptare në Durrës

September 14, 2026
Berisha: Ka tension mes Ramës dhe Ballukut, shkak arrestimi i Gys Agasit

Berisha: Ka tension mes Ramës dhe Ballukut, shkak arrestimi i Gys Agasit

September 14, 2026
Kapen mbi 41 kg kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Kapen mbi 41 kg kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

September 14, 2026
“Do të vras, këtë ta garantoj”/ Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim

“Do të vras, këtë ta garantoj”/ Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim

September 14, 2026
Berisha pas vizitës në SHBA: Kërkova mbështetjen e administratës amerikane për rrëzimin e diktaturës së krimit dhe drogës

Berisha pas vizitës në SHBA: Kërkova mbështetjen e administratës amerikane për rrëzimin e diktaturës së krimit dhe drogës

September 14, 2026
“Corriere della Sera”: Protestat në Shqipëri po kthehen në revoltë të madhe kundër qeverisë, kërkohet dorëheqja e Ramës

“Corriere della Sera”: Protestat në Shqipëri po kthehen në revoltë të madhe kundër qeverisë, kërkohet dorëheqja e Ramës

September 14, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • E rëndë, elektriçisti që humbi jetën gjatë punës në Belsh nuk kishte asnjë mjet mbrojtës

    E rëndë, elektriçisti që humbi jetën gjatë punës në Belsh nuk kishte asnjë mjet mbrojtës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Parandalohet ngjarja e rëndë në Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Identifikohet shqiptari i vrarë në Itali/ E lidhën dhe e ekzekutuan në makinë, automjetin më pas e hodhën në lumë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL