Mekuli: 16 shtatori duhet të jetë ditë dinjiteti, jo kaosi në Kosovë

Gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar pas njoftimit të Ambasadës së SHBA-së për rrezikun e trazirave më 16 shtator, duke u bërë thirrje qytetarëve të tregojnë qetësi dhe përgjegjshmëri.

Të lidhura

None found

Sipas Mekulit, një vendim gjyqësor mund të kundërshtohet vetëm përmes rrugëve ligjore, ankesave dhe institucioneve përkatëse, e jo përmes dhunës, kërcënimeve apo kaosit. Ai paralajmëron se destabilizimi do ta dëmtonte Kosovën dhe do t’i jepte material propagandës së Beogradit.

Ai vlerëson se 16 shtatori duhet të shënohet si ditë dinjiteti dhe jo si ditë përplasjeje, ndërsa Kosova duhet të ruajë paqen, institucionet dhe lidhjet me aleatët e saj.

Shkrimi i plotë:

“Alarmi i SHBA-së për 16 shtatorin: Kujt i shërben kaosi në Kosovë?”

16 shtatori nuk duhet të shndërrohet në ditë dhune, kërcënimesh, trazirash apo “kalljeje të Kosovës”. E pasnesërmja mund të jetë e dhimbshme, e rëndë dhe emocionalisht e vështirë për shqiptarët normalë, por pikërisht në momente të tilla dëshmohet pjekuria politike dhe qytetare e një kombi.

Si themelues i MekuliPress, kam qenë ndër zërat që shumë më herët e kanë kundërshtuar krijimin e kësaj gjykate një-etnike, përmes shkrimeve, analizave dhe edhe pjesëmarrjes fizike në protesta.

Kundërshtimi duhej të ndodhte para themelimit të gjykatës dhe para se ajo të merrte mbështetje politike e institucionale. Ajo ishte koha kur duhej të veprohej. Sot, kur gjykata ekziston dhe procedura është zhvilluar brenda një sistemi juridik, thirrjet për trazira, kërcënimet dhe “kalljen e Kosovës” nuk mund ta ndryshojnë vendimin e 16 shtatorit. Përkundrazi, ato mund ta dëmtojnë Kosovën tonë të dashur.

Për këtë arsye, çdo përpjekje, qoftë e fshehtë apo e hapur, për të nxitur tollovi, dhunë ose destabilizim më 16 shtator duhet të kundërshtohet me sinqeritet dhe në mënyrë të përbashkët. Kush beson se UÇK-në dhe Kosovën mund t’i mbrojë përmes rrëmujës, duhet ta kuptojë se Kosova nuk mbrohet duke dëmtuar vetë Kosovën.

Edhe deklaratat kërcënuese ndaj NATO-s, si ajo e deputetes Ganimete Musliu se “edhe NATO ka me dhënë përgjegjësi pse e ka përkrahur një organizatë të tillë dhe një shtet të tillë”, janë të papërgjegjshme, politikisht të papjekura dhe të rrezikshme. Kritika është e drejtë dhe e lejueshme, por kërcënimet, nxitja e tensioneve dhe thirrjet për përleshje nuk janë mënyra për ta mbrojtur Kosovën.

Kosovës nuk i duhet të shfaqet para botës si një vend i paaftë, i prapambetur apo primitiv, që nuk mund ta përballojë një vendim gjyqësor pa rënë në anarki kolektive.

Të nderuar lexues,

Pikërisht për këtë duhet ta marrim seriozisht paralajmërimin e Ambasadës së SHBA-së dhe të pyesim veten pse një ambasadë mike po i paralajmëron qytetarët amerikanë për mundësinë e trazirave në Kosovë.

Amerika është mike dhe aleate e Kosovës. Është e turpshme për ne që një ambasadë mike të detyrohet t’u kërkojë qytetarëve të saj të shmangin shkollat, vendet e punës dhe zonat ku mund të zhvillohen protesta, nga frika e trazirave dhe protestave të mëdha. Kjo nuk është pamja dhe as retorika që i nevojitet Kosovës.

Në shoqëritë demokratike, vendimet gjyqësore, edhe atëherë kur janë të papëlqyeshme dhe shkaktojnë zemërim të madh, kundërshtohen me argumente juridike, mjete ankimi dhe përmes institucioneve. Ky është dallimi mes qytetarisë dhe anarkisë.

Faik Konica e kishte thënë prej kohësh: “Shqiptari e ka zakon që kundërshton para se të marrë vesh.” Ndoshta sot kjo fjali duhet të shërbejë jo vetëm si kritikë për të tjerët, por edhe si pyetje për secilin prej nesh: a po kërkojmë drejtësi, apo thjesht po reagojmë për t’ua bërë qejfin një grushti njerëzish dhe disa mediave?

Unë e kam kundërshtuar këtë gjykatë një-etnike që në fillim. Nuk kam pritur 16 shtatorin për ta shprehur këtë qëndrim. Megjithatë, tani që kjo gjykatë është realitet juridik, përgjigjja duhet të jetë qytetare, politike dhe ligjore; jo anarki, jo veprim i udhëhequr vetëm nga emocionet dhe jo reagime impulsive.

Po e shtroj pyetjen deri në fund: kujt i duhet një Kosovë e “kallur” më 16 shtator, Prishtinës apo Beogradit? Kujt i shërben kaosi: mbrojtjes së UÇK-së apo propagandës së Beogradit të vjetër, i cili çdo ditë dhe çdo natë përpiqet ta paraqesë Kosovën si shtet të dështuar dhe shqiptarët si të dhunshëm, të paaftë e të “kallur”, që nuk respektojnë ligjin dhe shtetin?

Kjo është pyetja që çdo shqiptar me dy palë mend në kokë duhet t’ia bëjë vetes para se të përfshihet në një turmë të manipuluar.

Shkurt dhe shqip: Kosova nuk mbrohet duke e “kallur” vendin apo duke kërcënuar NATO-n me “përgjegjësi”. Kosova mbrohet duke ruajtur paqen, duke respektuar ligjin, duke mbrojtur institucionet dhe duke qëndruar e bashkuar me aleatët.

Mbani mendjen në krye dhe mos u hallakatni. Le të jetë 16 shtatori ditë dinjiteti dhe jo ditë turpi.


Shtuar më 14.09.2026 17:51

Quantcast
sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonus