web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dëgjimet komuniste të Ramës për Reformën Territoriale

14 Shtator 2026, 17:57, Opinione Sherefedin Shehu

Dëgjimet komuniste të Ramës për Reformën Territoriale

Dëgjesat në demokraci bëhen për të informuar vendimmarrjen, ndërsa Rama, ashtu si etërit e tij politikë, i bën për të imponuar vendimmarrjen e tij.

Ato që po shikojmë këto ditë janë “dëgjesa politike” që Rama i bën për propagandë, kërcënim dhe imponim. E vërteta është se dëgjesat për reformën u bënë nga komisioni gjithëpërfshirës dhe Rama i hodhi në kosh.

Megjithëse këto dëgjesa janë politike dhe i interesojnë vetëm Ramës,  kudo ku shkon ai shikohet një mobilizm policor terrorizues për të ruajtur udhëheqësin e partisë-shtet, si dikur, dhe për të penguar pjesëmarrjen në dëgjesa të “personave të padëshiruar” për Ramën ose siç quheshin dikur “anti-parti”.

Në dëgjesat e Ramës marrin pjesë vetëm të paracaktuarit dhe nxirret jashtë kushdo që kundërshton me argumente dëmet dhe synimet politike të Rama-Reformës. Në këto gjoja dëgjesa publike ai vetëm flet dhe nuk dëgjon asnjë, dhe çudia e fundit e tij është që Bashkitë që po i shkrin thotë se nuk do të jenë njësi administrative por qytete. Kjo është PROPAGANDË TIPIKE KOMUNISTE, sepse:

1. Shqipëria nuk ka ligj që i njeh QYTETET si njësi vetëqeverisëse me status të përcaktuar për burimet ekonomoko-financiare të lokalitetit dhe vendimmarrjen për mobilizimin dhe përdorimin e tyre.

2. QYTETET dhe Njësitë administrative janë pjesë e administratës Bashkiake dhe nuk kanë asnjë Status ligjor të veçantë dhe lidhje me konceptin dhe sistemet moderne të vetëqeverisjes lokale.

3. Bashkimi Europian ka një sistem të vetëqeverisjes lokale me dy nivele, niveli parë dhe niveli i dytë, përkatësisht:

a. Niveli i parë janë Bashkitë dhe ish-Komunat të cilat kanë të njëjtin status por me një ndryshim që te parat operojnë në zonat urbane dhe të dytat në zonat rurale. Pra, emërtimi nuk bën diferencë por diferenca qëndron në teritorin ku operon dhe bazohet kryesisht në nevojat e ndryshme për shërbime publike, mundësitë e pabarabarta për të sigururar burimet e veta ekonomiko-fincaciare dhe politikat e diferencuara që duhet të ndërmerren nga Qeveria Qendrore për zbutjen e pabarazisë natyrore.

b. Niveli i dytë janë Rajonet, që veprojnë në teritorin e disa Bashkive dhe Komunave por kanë Role dhe Përgjegjësi të ndara. Ato ushtrojnë kryesisht funksione që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik rajonal dhe efektivitetin e “ekonomisë së shkallës”. Kjo e fundit nënkupton shërbime të cilat mund të ofrohen me cilësi më të mirë dhe me kosto më të ulët në një teritor më të gjërë dhe për një numër më të madh të përfituesve të shërbimeve.

4. Vetëm kryeqytetet mund të kenë status të veçantë, por të përcaktuar specifikisht me ligj. Në thelb ato janë Bashki, por me një status preferencial. 

5. Kategoria e “QYTETIT” është Mashtrimi i Radhës i Ramës. Niveli i Qytetit nuk ekziston as në BE, as në Botë dhe as në Ligjin Shqiptar të Vetëqeverisjes Lokale. Ky mashtrim i Ramës synon Uzurpimin e Qeverisjes Lokale, Thellimin e Varfërisë në Zonat Gjysëm-Urbane dhe Rurale, Shpopullimin e këtyre zonave dhe Sundimin apo Kontrollin më të lehtë të tyre.

Mos harroni! Thelbi i reformës qëndron tek vendimmarrja. Kush vendos për ty dhe për çfarë vendos. Qytetet, siç thotë një shprehje popullore, do të kenë “ÇELËSAT E KASHTËS”. Prandaj, Rama nuk duhet dëgjuar më. Mjaftojnë të thënat dhe bëmat e tij për 16 vite për të kuptuar se kush është ay. Kujt nuk i mjaftojnë le të vazhdojë të kënaqet me të. 





10:44 Opinione Agim Xhafka

GJYSH, TË FALËM!

Kur më tha motra, vëlla, erdhi koha ta falim gjyshin, kërc...

17:07 Opinione Ermal Mulosmani

Azem Hajdari

Si sot 27 vjet është vrarë Azem Hajdari. Në një natë të zy...

11:44 Opinione Luan Rama

FEMINIZMI SI ALIBI

Shoqet gra – deputete të grupit kuvendar të Partisë Social...

18:48 Opinione Ardi Stefa

Kali i Kaligulës

Thuhet se perandori romak Kaligula kishte një kalë të quaj...

Lajmet e fundit nga