Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Shqipëria e Edi Ramës dhe Ron Yeffet

Trump: Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord të mos godasin objektivat energjetike

Trump: Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord të mos godasin objektivat energjetike

18:09, 14/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka bërë me dije se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për të ndërprerë reciprokisht sulmet ndaj objektivave energjetikë.

Në një postim në Truth Social, ai ia atribuoi rritjen e çmimeve të naftës në nivel ndërkombëtar luftës në Ukrainë dhe jo konfliktit me Iranin.

“Ukraina ka rënë dakord të mos i arrijë objektivat e energjisë ruse.

Rusia ka rënë dakord të bëjë të njëjtën gjë!

Rritja e çmimit botëror të naftës është shkaktuar kryesisht nga lufta Rusi-Ukrainë, jo nga Irani.”, tha ai.

Image

Zhvillimi vjen pasi Trump i bëri thirrje presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës ruse të prodhimit dhe furnizimit me naftë, duke pretenduar se këto sulme po shkaktojnë mungesa të karburantit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco