AKTUALITET /

Polici goditi protestuesin gjatë tubimit sot në Tiranë, Hita pezullon nga detyra efektivin

Sipas Policisë së Shtetit, hetimi do të verifikojë edhe veprimet që mund të kenë cenuar rëndë figurën e punonjësit të Policisë dhe imazhin e institucionit.

Shkruar nga Versus

Polici goditi protestuesin gjatë tubimit sot në Tiranë, Hita

Një efektiv i Forcës së Posaçme “Shqiponja” është pezulluar nga detyra, pasi u shfaq në një video duke goditur me grusht një shtetas të shoqëruar gjatë tubimit të zhvilluar në Rrugën e Durrësit në Tiranë.

Pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, urdhëroi menjëherë pezullimin nga detyra të inspektorit J. H., pjesë e DVP Tiranë.

Paralelisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor ndaj efektivit, për përdorim të paligjshëm dhe të paarsyeshëm të forcës.

Sipas Policisë së Shtetit, hetimi do të verifikojë edhe veprimet që mund të kenë cenuar rëndë figurën e punonjësit të Policisë dhe imazhin e institucionit.

Policia e Shtetit deklaron se nuk toleron veprime në kundërshtim me ligjin dhe standardet profesionale dhe se do të vijojë të marrë masa ndaj çdo punonjësi që shkel rregullat e shërbimit./Versus.al

 

Poll