EKONOMI & MJEDIS /

35.3 miliardë lekë pasuri të konfiskuara të krimit, në 8 muaj 180 mln lekë nga qiratë e administruar nga shteti

Sipas të dhënave, në administrim janë 2,665 pasuri të sekuestruara dhe 516 pasuri të konfiskuara. Një pjesë e pasurive të konfiskuara gjatë vitit 2026 është orientuar drejt ripërdorimit institucional dhe social, duke u vënë në dispozicion të institucioneve ligjzbatuese dhe organizatave që mbështesin kategoritë vulnerabël.

Shkruar nga Versus

35.3 miliardë lekë pasuri të konfiskuara të krimit, në

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara administron aktualisht 3,181 pasuri, me një vlerë totale prej rreth 35.3 miliardë lekësh.

Shifrat janë bërë publike nga kryeadministratorja Risena Xhaja gjatë raportimit në Kuvend, ku prezantoi rezultatet e Agjencisë në administrimin e pasurive, rritjen e të ardhurave dhe ripërdorimin social të tyre.

Sipas të dhënave, në administrim janë 2,665 pasuri të sekuestruara dhe 516 pasuri të konfiskuara.

Të ardhurat nga qiratë kanë shënuar rritje të vazhdueshme. Në vitin 2024 u arkëtuan rreth 160 milionë lekë, ndërsa në vitin 2025 shifra u rrit në 221 milionë lekë.

Vetëm për periudhën janar-gusht 2026, Agjencia ka siguruar rreth 180 milionë lekë të ardhura nga qiratë.

Një pjesë e pasurive të konfiskuara gjatë vitit 2026 është orientuar drejt ripërdorimit institucional dhe social, duke u vënë në dispozicion të institucioneve ligjzbatuese dhe organizatave që mbështesin kategoritë vulnerabël.

Në fokusin e Agjencisë janë edhe digjitalizimi i proceseve, administrimi i aseteve virtuale, integrimi evropian dhe forcimi i bashkëpunimit me institucionet vendase dhe ndërkombëtare.

Raportimi në Kuvend vjen në një kohë kur administrimi dhe kthimi në funksion publik i pasurive të sekuestruara e të konfiskuara shihet si një nga mekanizmat për t’i rikthyer shoqërisë përfitimin nga asetet e përfituara përmes veprimtarive kriminale./Versus.al

Poll