Bota
“Nuk ka rrezik nga IA”, Trump: SHBA duhet të udhëheqë në këtë fushë! Nëse frenohemi, fiton Kina

Ilustrim · Vizion Plus
Presidenti amerikan Donald Trump iu përgjigj deklaratave të drejtuesve të kompanive të teknologjisë se inteligjenca artificiale duhet të kontrollohet, pasi po rrezikon njerëzimin.
Trump tha se SHBA-ja e ka fuqinë dhe mjetet për t’i kontrolluar këto kompani, duke theksuar se vendi duhet të vazhdojë të jetë udhëheqës në këtë fushë.
Ai foli gjithashtu për një konspiracion të sëmurë kundër inteligjencës artificiale dhe qendrave të të dhënave, duke thënë se e vetmja palë që përfiton nga kjo situatë është Kina.
Reagimi i Trump erdhi pasi drejtues të industrisë kërkuan më shumë kontrolle për të menaxhuar rreziqet e inteligjencës.
/vizionplus.tv




