Skandali - ‘Paratë dhe asetet janë të shtetit’/ Bozdo: Miliardat e mbrojtjes do të kalojnë përmes KAYO-s

Skandali - ‘Paratë dhe asetet janë të shtetit’/ Bozdo: Miliardat e mbrojtjes do të kalojnë përmes KAYO-s

18:32, 14/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon në Syri TV, deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, akuzoi qeverinë se përmes KAYO-s ka ngritur një mekanizëm lejon menaxhimin e fondeve dhe aseteve publike të mbrojtjes jashtë kontrollit efektiv të institucioneve shtetërore.

Bozdo e cilësoi KAYO-n një “guaskë boshe”, e cila shërben për të kanalizuar fondet e buxhetit përmes kompanive të lidhura me të.

Ai pretendoi se këto kompani nuk i nënshtrohen kontrollit të KLSH-së dhe rregullave të prokurimit, ndërsa paralajmëroi se PD do të ndërmarrë iniciativa të reja për hetimin e kësaj skeme.

Në qendër të deklaratave të Bozdos ishte edhe partneriteti me Ron Yeffet dhe audiopërgjimet e publikuara nga Syri TV.

Deputeti demokrat tha se në këto përgjime është diskutuar realizimi i marrëveshjeve pa tender, ndërsa e cilësoi si shqetësuese faktin që shteti jep para dhe asete, pa kërkuar garanci të mjaftueshme për eksperiencën dhe kapacitetet e partnerit privat.

Bozdo paralajmëroi se buxheti i mbrojtjes mund të arrijë në rreth 1 miliard euro dhe se, pjesa kryesore e këtyre fondeve mund të kalojë përmes KAYO-s.

“Paratë janë të shtetit, asetet janë të shtetit”, deklaroi Bozdo, duke kërkuar që KLSH dhe Kuvendi të ushtrojnë kontroll dhe të hetojnë destinacionin e parave publike.

Pjesë nga intervista:

Jemi te pika e deklaratës së Ron Yeffet, kur i thotë: "Ukraina s'do, po kjo gjë do bëhet, do kemi sulme po do bëhet dhe ka për të kaluar vazhdimisht." Mban mend çfarë thotë?Ai thotë: "Ju kërkoj të rrini të qetë, mos bëni zhurmë, mos hapni probleme. Sulme do keni, por gjëja do të realizohet."Të paktën kështu është në plani i Ron, i Edit edhe i gjithë të tjerëve që janë në këtë pjesë. Por tutje batutës, është domethënë të dëgjosh ministrin që flet për prodhim armësh. Ministrin në parlament, po kam qenë atje e kam dëgjuar, kam qenë dhe në sallë madje. Foli për prodhim real të armëve, pra jo patenta tha ai, po prodhim real.

Dhe dëgjon zëvendësministren pastaj, e cila del me porosi patjetër për ta përgënjeshtruar duke thënë që: "Ne nuk eksportojmë armë, ne nuk prodhojmë armë." Shpresoj shumë që kërkesa jonë për komision hetimor në lidhje me një çështje vërtet shumë të nxehtë, aq më tepër që ka indicie shumë të forta që vijnë nga audiopërgjimet e publikuara nga televizioni juaj, nga emisioni i Çim Pekës, të marrë përgjigje pozitive. Kam dyshimet e mia për këtë gjë, por kjo është një e vërtetë që duhet t'i shkojmë deri në fund.Është shumë e nxehtë, është shumë e nxehtë, është thyer çdo normë, jo vetëm çdo normë, çdo normë e jona legjislative.

Mekanizmi është entiteti, nuk po them dot pervers, po ai që e ka shpikur sigurisht që e ka shpikur edhe ka ditur çfarë ka bërë. Kayo në vetvete nuk përmban asgjë, është një guaskë boshe. Pra Kayo është ndërtuar për të ofruar mburojën juridike, legjislative ndaj të gjithë veprimeve që potencialisht Partia Demokratike apo opozita do të ndërmerrte. Kayo është atje vetëm për të siguruar fluksin e parave që vijnë nga buxheti i shtetit dhe pastaj akumulohen te Kayo dhe pastaj derdhen nëpërmjet, janë 5 kompani nuk janë 4 kompani, ka dhe një kompani tjetër të regjistruar së fundmi, me të cilat shteti shqiptar ka lëshuar shumicën, ka lëshuar kontrollin e kompanive.

Dhe për këtë arsye, asnjëra nga këto kompani bija të Kayo, nuk mundet dot të jetë subjekt i ligjit për prokurimet, nuk mund të jetë dot subjekt i auditimit ligjor dhe auditimit edhe ekonomik të KLSH-së. Megjithëse këtu do shikojmë që nga ana e Partisë Demokratike ditët në vijim do ketë zhvillime pikërisht për këtë çështje, do kemi zhvillime sepse do rrisim presionin, do marrim iniciativa të tjera për ta detyruar KLSH-në për të vajtur atje, se nuk është tamam kështu. Në një kohë që paratë i merr Kayo, po Kayo ngaqë nuk ka absolutisht as, është atje vetëm për të lidhur marrëveshje, është për t'i shpërndarë këto para sipas drejtimeve të caktuara. Dhe këtu qeveria ka vendosur të ketë pakicën e aksioneve, pra paratë janë të shtetit, asetet janë të shtetit.

Ron vjen me duar në xhepa sepse Ron nuk përfaqëson, Ron e flet, nuk përfaqëson asnjë lloj industrie, e cila supozojmë ka no-haun për të prodhuar, se Shqipëria nuk supozohet të ketë no-haë të madh për prodhimin e armëve, dhe mund të ishte fare mirë një gjë e tillë. Po si rregull, në qoftë se ti ofron para dhe ofron asete, çfarë do kërkoje, do të ishte një garë ku partneri që merr edhe paratë dhe asetet do të jepte prova që di ta bëjë mirë këtë gjë, do ishte ndërkombëtarisht shumë i njohur dhe do të kishte një CV shumë të pasur në rekorde të prodhimit të armatimeve të tipit, fishekët për fishekët, makinat e blinduara për makinat e blinduara, e të tjerë e të tjerë.

Por në rastin që këtu vjen Ron me duar në xhepa, merr dhe paradhënie. Dhe pastaj ka një, domethënë gjëja më përvëluese e gjithë skandalit që ekspozuan ato audiopërgjime, ishte çasti kur Rron Jefeti i drejtohet ukrainasve dhe i thotë që ne nuk duam tender, dhe pala ukrainase, e cila është në luftë, nën agresion, ka gjithë ato... thotë ne nuk mundemi, e thonë ata, ne nuk mundemi ta bëjmë dot pa tender. I thonë ata Ron. Po Ron kishte ndarë mendjen që do ta bënte pa tender, pa tender është duke e bërë. Pra, koncepti është i tillë që në këtë pikë dhe mendohet që buxheti i mbrojtjes këtë vit është diku te, mos gaboj, diku më shumë se 700 milionë euro, si rregull duhet të bëhet dy herë, dy herë e gjysmë më i madh se kaq, për të mbajtur deri në 2% të prodhimit të brendshëm bruto sipas kërkesave të NATO-s. Po nuk po guxoj të themi që nga 700 milionë do kalojmë në 2 miliardë, s'po e them dot, po nga 700 milionë ne të ardhmen shumë të afërt do kalojmë në 1 miliardë. Pjesën e madhe të luanit këtu, meqënëse ne nuk kemi as trupa as ushtri, do ta marri Kayo. Dhe Kayo ka për ta ndarë nëpërmjet 4 apo 5 kompanive, dhe këto kompani blejnë vetë, çmimet i vendosin vetë.Nuk i japin llogari kërkujt, dhe kur kërkon informacion, sigurisht që e refuzojnë këtë gjë.

Një detaj tjetër që po replikohet po të merremi me atë që kemi. E dini ju që Kushtetuta, më falni që të them këtë, Kushtetuta pavarësisht se KLSH-ja e ka në ligjin e saj, Kushtetuta nuk e ka mbyllur derën. Kushtetuta përcakton kushtet ku kontrolli i lartë i shtetit hyn. Dhe një ndër kushtet ku kontrolli i lartë i shtetit hyn, tutje pjesëmarrjes që është një histori tjetër, është atje ku përdoren paratë publike. Në anën tjetër të spektrit, të vendeve të BE-së, qëndron Italia.

Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Kasacionit italian e ka shprehur, qoftë edhe 1% të aseteve apo të financimit të ketë kompania, ato janë para publike, dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ka të drejtë të ndërhyjë atje të kuptojë ku kanë vajtur paratë e taksapaguesve. Jo më në rastin tonë që kemi 100% të parave që vijnë nga buxheti i shtetit. Po si qënka ky muhabet? Se 1 miliardë mund ta marri, mund ta marri mbrojtja. 1 miliardë me siguri, ose diçka afër, ka për të marrë dhe shëndetësia, po pastaj ku jemi ne? Çfarë ngelet? Pjesën tjetër e ka menduar Bella dhe gjithë koncesionet dhe PPP-të dhe gjithçka tjetër. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco