Gafa e Tottit bëhet virale: feston 5-vjetorin me Noemin, por datat ngrenë pikëpyetje

Gafa e Tottit bëhet virale: feston 5-vjetorin me Noemin, por datat ngrenë pikëpyetje

18:55, 14/09/2026

Francesco Totti është përfshirë në një tjetër episod që ka ndezur menjëherë rrjetet sociale. Ish-kapiteni i Romës publikoi një mesazh për të festuar përvjetorin e lidhjes së tij me Noemi Bocchi-n, por data e zgjedhur ka shkaktuar jo pak reagime.

Totti publikoi në rrjetet sociale një foto me tullumbace rozë dhe shkrimin “ne prej 5 vjetësh”, duke iu referuar lidhjes së tij me Noemin. Mirëpo, ndjekësit vunë re menjëherë një mospërputhje.

Në shtatorin e vitit 2025, çifti kishte festuar publikisht trevjetorin e lidhjes. Nëse data e përvjetorit ka mbetur e njëjtë, atëherë këtë vit do të duhej të festonin katërvjetorin dhe jo pesë.

Image

Kjo ka hapur sërish diskutimet rreth kronologjisë së lidhjes së Tottit me Noemin, pasi në vitin 2021 ish-futbollisti ishte ende i martuar me Ilary Blasin. Madje, postimi u publikua pikërisht në ditën kur Ilary Blasi festoi martesën me partnerin e saj gjerman, Bastian Muller.

Postimi i Tottit nuk qëndroi gjatë në Instagram dhe u fshi, ndërsa më pas ai publikoi një tjetër moment më të thjeshtë romantik, një darkë me qirinj, dy gota vere dhe dy zemra të kuqe, të cilën e kishte postuar fillimisht Noemi.

Divorci mes Tottit dhe Ilary Blasit u finalizua vetëm në korrik të këtij viti. Megjithatë, mbetet ende e hapur çështja e ndarjes dhe pretendimet e të dyja palëve rreth asaj se kush e tradhtoi i pari.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco