• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“AMG Food” e skandalit të Salmonelës, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë

by Bota Bota
September 14, 2026
in Aktualitet, Kronikë, Kryesore
“AMG Food” e skandalit të Salmonelës, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i zhvilluar ditën e sotme në Portin e Durrësit, ku Policia sekuestroi 41 kg e 350 gramë kokainë, me një vlerë tregu që përllogaritet rreth 2 milionë euro.

Droga u zbulua në një kontejner me origjinë nga Brazili, i cili sipas dokumentacionit transportonte mish pule. Gjatë kontrollit, efektivët gjetën 37 paketime me lëndë të dyshuar narkotike kokainë të fshehura në kapakët e jashtëm të kontejnerit.

Sipas MCN, kompania që kishte porositur ngarkesën e mishit të pulës, ku u gjetën edhe 41 kilogramët e kokainës, është AMG Food, me administrator/pronar Arben Goxhaj.

Kompania rezulton të jetë e lidhur me ngarkesën e kontrolluar nga autoritetet në Portin e Durrësit, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar nga hetimi nëse porositësit e ngarkesës kanë pasur dijeni për lëndën narkotike të fshehur në kontejner.

Emri i AMG Food nuk është i panjohur për autoritetet shqiptare. Kompania ishte përfshirë edhe në një tjetër çështje të bujshme në mars të vitit 2025, kur një ngarkesë me mish pule të importuar nga Brazili rezultoi e kontaminuar me bakterin Salmonella Typhimurium.

Në atë rast, autoritetet ushqimore bllokuan një sasi të mishit, ndërsa sipas raportimeve, një pjesë e produktit kishte dalë në treg. Hetimi u zgjerua edhe ndaj personave përgjegjës për importimin dhe shpërndarjen e ngarkesës.

Në prill 2025, Arben Goxha, i lidhur me AMG Food, u ndalua pasi ishte shpallur në kërkim në lidhje me çështjen e mishit të pulës me salmonelë. Ai dhe persona të tjerë u hetuan në kuadër të këtij rasti.

Tashmë, më shumë se një vit pas këtij episodi, kompania del sërish në vëmendje të autoriteteve. Megjithatë, deri në këtë fazë nuk ka një të dhënë zyrtare që lidh kompaninë me trafikimin e kokainës.

Hetimet e Policisë dhe Prokurorisë pritet të përcaktojnë nëse porositësit e ngarkesës kishin dijeni për drogën e fshehur në kontejner.

Tags: AMG FOODKokainëkontejnerPorti i Durrësit
Previous Post

Do të… Universiteti Ndërkombëtar i Mjekësisë në Fier

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

“AMG Food” e skandalit të Salmonelës, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë

“AMG Food” e skandalit të Salmonelës, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë

September 14, 2026
Do të… Universiteti Ndërkombëtar i Mjekësisë në Fier

Do të… Universiteti Ndërkombëtar i Mjekësisë në Fier

September 14, 2026
Bojkotohet mësimi te “Qemal Stafa”/ Gjimnazistët thirrje Ramës: Jep dorëheqjen!

Bojkotohet mësimi te “Qemal Stafa”/ Gjimnazistët thirrje Ramës: Jep dorëheqjen!

September 14, 2026
Lala: Rregullorja e GJKKO-së cenon median, çështja mund të shkojë në Strasburg

Lala: Rregullorja e GJKKO-së cenon median, çështja mund të shkojë në Strasburg

September 14, 2026
Nafta drejt 230 lekë për litër, qeveria rri duarkryq

Nafta drejt 230 lekë për litër, qeveria rri duarkryq

September 14, 2026
I dënuar me burg për vrasje, ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i kërkuari ndërkombëtar

I dënuar me burg për vrasje, ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i kërkuari ndërkombëtar

September 14, 2026
Thesari zhbllokon pagat e GJKKO-së, ja cilët magjistratë përfitojnë

Thesari zhbllokon pagat e GJKKO-së, ja cilët magjistratë përfitojnë

September 14, 2026
Ish-deputeti Alban Xhelili emërohet drejtor i Postës Shqiptare në Durrës

Ish-deputeti Alban Xhelili emërohet drejtor i Postës Shqiptare në Durrës

September 14, 2026
Berisha: Ka tension mes Ramës dhe Ballukut, shkak arrestimi i Gys Agasit

Berisha: Ka tension mes Ramës dhe Ballukut, shkak arrestimi i Gys Agasit

September 14, 2026
Kapen mbi 41 kg kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Kapen mbi 41 kg kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

September 14, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • E rëndë, elektriçisti që humbi jetën gjatë punës në Belsh nuk kishte asnjë mjet mbrojtës

    E rëndë, elektriçisti që humbi jetën gjatë punës në Belsh nuk kishte asnjë mjet mbrojtës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Parandalohet ngjarja e rëndë në Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Identifikohet shqiptari i vrarë në Itali/ E lidhën dhe e ekzekutuan në makinë, automjetin më pas e hodhën në lumë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL