web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A do të shtyhet gjyqi i Veliajt nesër në Gjykatën e Lartë?

14 Shtator 2026, 19:36, Aktualitet CNA

15 shtatori po pritet si një datë e një beteje të drejtësisë, e një lufte të saj me korrupsionin. Kjo për faktin se kryetari i bashkisë së Tiranës me 13 akuza të rënda penale, Erion Veliaj ndodhet në qelitë e burgut të Durrësit dhe me të gjitha vendimet e gjykatave masa e tij e sigurisë është quajtur e ligjshme.

Nga ana tjetër prej 14 muajsh Erion Veliaj nuk pranon që të gjykohet, pra nuk shkon në gjykatë.

Për më tepër në këto 14 muaj pas dorëzimit të dosjes së tij në GJKKO ai ka vazhduar betejën e tij me drejtësinë duke sulmuar prokurorë, gjyqtarë që nga ndalimi i tij në shkurt të vitit 2025.

Nesër zhvillohet gjyqi në Gjykatën e Lartë pas një vendimi të dhënë nga Gjykata Kushtetuese e cila e njohu Erion Veliajn si kryetar bashkie dhe Erion Veliaj tashmë kërkon të kthehet në zyrë.

Pra, Erion Veliaj kërkon të kthehet në vendin e krimit dhe nesër zhvillohet seanca.

Mediat e pushtetit janë mbarsur dhe kanë bombarduar opinionin publik me idenë që Erion Veliajt i ka thënë Gjykata Kushtetuese të dalë, se Gjykata e Lartë duhet ta lirojë, duhet të kthehet në zyrë. MASHTRIM.

Gjykata Kushtetuese ka thënë thjesht argumentoni pse duhet të qëndrojë në burg kur është në detyrë, kur është kryetar bashkie. Është shumë i thjeshtë fakti, duke u kthyer në zyrë, Erion Veliaj mund të përsërisë të njëjtin krim, mund të shkatërrojë procesin gjyqsor, mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët, pa folur më tej që prej 14 muajsh nuk shkon në gjykatë të gjykohet.

Nesër zhvillohet seanca. Lind një pyetje e thjeshtë: A do të zhvillohet nesër në Gjykatën e Lartë gjyqi ndaj Erion Veliajt?

Apo siç vijnë informacione nga burime pranë kryebashkiakut të Tiranës se gjyqi nesër do të shtyhet për në datën 29 shtator.

Njerëz pranë Erion Veliajt gjatë ditës së sotme kanë deklaruar se, seanca gjyqësore nesër në Gjykatën e Lartë do të shtyhet. Pyetja është thjeshtë: Në rast se kjo seancë do të shtyhet, nga e di Erion Veliaj dhe të tijtë më përpara që gjyqi do të shtyhet?

Ne po e raportojmë sot si CNA. Shpresojmë dhe urojmë që nuk do të jetë e vërtetë dhe besojmë shumë tek integriteti i gjyqtarëve, por në rast se rezulton se seanca nesër shtyhet për në 29 shtator ashtu sikundër thonë njerëzit pranë Erion Veliajt, një infromacion që e kanë marrë nga kryebashkiaku apo rrethi i tij rezulton që gjyqtarët e Gjykatës së Lartë kanë komunikim me të pandehurin Erion Veliaj.

Një ditë para seancës njerëzit e Veliajt, pra njerëzit e kryebashkiakut deklarojnë se seanca do të shtyhet dhe këtë informacion e ka konfirmuar vetë Erioni.

E në rast se Erioni e ka konfirmuar vetë dhe kjo ndodh nesër do të thotë se Veliaj ka komunikim me anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe ky do të ishte një tjetër skandal. Shpresojmë dhe urojmë se nuk do të jetë e vërtetë dhe besojmë tek integriteti i gjyqtarëve por ndoshta ky mund të jetë dhe një truk si këto të propagandës që bën makineria e kryebashkiakut të Tiranës në media dhe opinion publik./ CNA





Lajmet e fundit nga