Rama në Napoli, inauguron Konsullatën e Nderit të Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Napoli, ku do të marrë pjesë në inaugurimin e Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në këtë qytet.
‘Konsullata, e drejtuar nga Konsulli i Nderit Giuseppe Lettieri, do të ketë juridiksion në rajonin e Kampanjës dhe do të shërbejë si pikë referimi për komunitetin shqiptar, duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve, në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe social ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.
Gjatë vizitës, Kryeministri Rama do të vizitojë Katedrën e Gjuhës Shqipe në Universitetin “L’Orientale”, si dhe Universitetin “Parthenope”, ku do të marrë pjesë në pritjen me temë “Napoli, një urë miqësie, bashkëpunimi dhe zhvillimi mes Italisë dhe Shqipërisë”.
Vizita do të përmbyllet me një takim me rektorët e universiteteve të Napolit, ku së bashku me ministren Kumbaro kreu i qeverisë do të diskutojë për mundësitë e sinergjive me universitetet tona në kuadrin e ndërkombëtarizimit’, bëhet me dije në një njoftim të Agjencisë për Media dhe Informim.
Pagat e gjyqtarëve, Rama: Askush nuk e zëvendëson dot Parlamentin, nuk është çështje inati
Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President
Begaj takohet me homologun Mohamed bin Zayed, vizita e parë e një presidenti shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe
- 20:00 Lumir Abdixhiku: Bekim Sejdiu tregoi dinjitet
- 19:52 Rusia rikthehet në bazat e veta në Siri
- 19:23 Pagat e gjyqtarëve, Rama: Askush nuk e zëvendëson dot Parlamentin, nuk është çështje inati
- 18:54 Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President
- 18:43 10 nxënës në total në dy shkolla, drama sociale në fshatrat e Devollit
- 18:36 Aeroporti i Katanias mbyllet për shkak të tymit dhe hirit nga vullkani Etna