Dhuna e pretenduar policore gjatë protestës së 107-të kundër qeverisë së Edi Ramës ka sjellë reagimin e protestuesve, të cilët e kanë cilësuar ndërhyrjen e efektivëve si tejkalim të kompetencave. Protestuesit deklarojnë se pavarësisht presionit dhe forcës së përdorur nga policia, protesta do të vijojë dhe se do të vazhdojnë edhe bllokimin e institucioneve dhe të Kuvendit.
Aktivistja Luçiana Kokaj tha se protesta është shndërruar në një qëndresë të vazhdueshme qytetare dhe politike, duke theksuar se qytetarët vijojnë të dalin në shesh pavarësisht përpjekjeve për ta shuar atë.
“106 ditë përballë pushtetit që mendojnë se do të shuajnë protestën, por ne jemi ende këtu. Është qëndresë e pastër qytetare dhe politike, jo protestë e çastit. Sot protestuesit u përballën me dhunë e represion policor, si në Zvërnec. Kjo dhunë nuk mund të injorohet, duhet dënuar me forcë të lartë, jo vetëm për tejkalim kompetencash, por po përdoret për të frikësuar qytetarët”, u shpreh Kokaj.
Ajo theksoi se qëndrimi i protestuesve mbetet i pandryshuar dhe se forca e tyre, sipas saj, qëndron te bashkimi qytetar.
“Qëndrimi ynë është i qartë, forca jonë është bashkimi i qytetarëve. Jemi sërish në shesh sepse mendojmë se kjo protestë paqësore tregon si shqiptarët shohin veten”, deklaroi aktivistja.
Kokaj tha gjithashtu se ndryshimi, sipas saj, nuk mund të vijë përmes dhunës apo përshkallëzimit, por përmes refuzimit të asaj që qytetarët e konsiderojnë të papranueshme.
“Ndryshimi nuk vjen as nga hedhja, as nëpërmjet dhunës, as në përshkallëzim zemërak, por vjen nga njerëz që vendosin të mos pranojnë të papranueshmen”, tha ajo.
Në fund, aktivistja paralajmëroi se protestuesit do të vijojnë aksionet e tyre dhe bllokimin e institucioneve.
“Do të vijojmë bllokimin e institucioneve dhe Kuvendit. Nuk na përfaqësojnë. Zhvendosja e vëmendjes nga protesta do të ishte lirim për Ramën”, u shpreh Lucciana Kokaj.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
14 Shtator19:31
Rama reagon sërish për rrogat e gjyqtarëve: Vetëm qeveria ka të drejtë për pagat
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me pagat e gjyqtarëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e ka ...
POLITIKE
14 Shtator19:22
Nesër seanca për Veliajn në Gjykatën e Lartë, Bardhi: Nëse lirohet, është funerali i Reformës në Drejtësi
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në prag të seancës që pritet të zhvillohet nes&e...
POLITIKE
14 Shtator18:56
107 ditë revoltë! Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
Sot shënohet dita e 107 e protestës qytetare. Ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” nga ku protestuesit m&...
POLITIKE
14 Shtator18:51
Trafiku i armëve, Kalaja: Fakti që Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, e bën këtë skandal akoma më të rëndë
Një skandal i përmasave ndërkombëtare duket se po mbahet i fshehur në sirtarët e Ministrisë së Mbrojtjes. Për m&eum...
POLITIKE
14 Shtator18:48
“Belinda po qeveris. Ku është SPAK?”, Aulon Kalaja: Duhet t’i japë përgjigje çështjes Balluku
Aulon Kalaja u ndal te çështja e Belinda Ballukut, duke thënë se SPAK duhet t’i japë përgjigje kësaj çësh...
POLITIKE
14 Shtator18:45
“Kemi dhe ‘Timak China’, Çollaku: Karrigen në NATO, qeveria paradite e mban vetë, pasdite ua jep kinezëve
Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka hedhur akuza të forta lidhur m...
POLITIKE
14 Shtator18:44
“Pseudodëgjesat e Ramës”/ Kalaja: Në Poliçan u dogjën teserat e PS, nuk kishte ndodhur as me Enverin
Gazetari Aulon Kalaja ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke analizuar edhe vijueshmërinë e protestës.
Në një in...
POLITIKE
14 Shtator18:02
Presidenti Bajram Begaj vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe: Forcojmë lidhjet politike, ekonomike dhe njerëzore
Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kjo ishte vizita e parë e një Presidenti të R...
POLITIKE
14 Shtator17:49
Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë godinë e përfunduar
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, premtoi gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 se në zonën e Astirit ...
POLITIKE
14 Shtator17:20
25 mijë euro vetëm pishina/ Email-et dhe dokumentet në dosje, SPAK ia atribuon vilën Belinda Ballukut. Heshtin “Atelier 4” dhe “Green Coast”
Pishinë “infinity” me pamje nga deti, hidromasazh i konceptuar sipas një hoteli në Santorini, dru “teak” për një...