Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 107 e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

‘Rama është delegjitimuar politikisht’: Alizoti: Qeveria po fshihet përballë skandaleve

20:05, 14/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun Elbasan, Tomor Alizoti, në një lidhje të drejtpërdrejtë në Syri TV u shpreh se qeveria dhe kryeministri Edi Rama po shmangin përballjen me skandalin e përgjimeve dhe akuzat e bëra publike.

Alizoti tha se Ministria e Mbrojtjes duhet të japë një përgjigje konkrete për pretendimet e përmendura në përgjime, ndërsa theksoi se shmangia e zëvendësministrit të Mbrojtjes nga përgjigjja ndaj pyetjeve për këtë çështje tregon dobësinë politike të qeverisë.

“Shmangia e tyre në politikë është dobësi dhe është pranimi i faktit”, deklaroi Alizoti, duke shtuar se përballë një skandali të tillë qeveria duhet të japë një përgjigje të qartë, ta mohojë ose ta pranojë.

Alizoti e cilësoi situatën si një krizë shumë të madhe politike dhe deklaroi se Edi Rama është “delegjitimuar politikisht”.

Ai tha se qeveria është fshehur përballë përgjimeve, ndërsa kryeministri nuk ka dalë publikisht për t’i mohuar apo kundërshtuar akuzat.

“E gjithë qeveria, me makinerinë e saj të tmerrshme propagandistike, mediatike, nuk ka arritur ta përmendë një minutë, një sekondë çështjen e përgjimeve”, u shpreh Alizoti, duke theksuar se për një çështje të kësaj përmase përgjegjësia politike duhet të merret nga kryeministri dhe ministria përkatëse.

 Pjesë nga intervista:

Skandali është në përmasa shumë të mëdha. Dhe duke njohur qeverinë shqiptare, çfarë ka bërë politika e saj në gjithë këto vite, ta mbështesim që këtë herë ajo u fsheh, në një ngërç të madh dhe hera e parë që ka preferuar të anashkalojë skandalin. Gjë që nuk e bën dot. Pra dhe unë pyetja ime në mënyrë të qetë, ironike, pa pritur përgjigje ishte që, a ka ndonjë përgjigje ministria e mbrojtjes, si zëvendësministri pra do të ishte ministri i mbrojtjes, a keni një përgjigje konkrete për fjalët që kanë ardhur këtu për të bërë punët e pista të Shqipërisë dhe do marrë armë nga Afrika, do t'i paketojë në Shqipëri dhe do t'i shpërndajë. Pra ky është, as nuk e mohuan. Pra kjo tregon, politikisht në politikë kur shmangesh në këtë lloj mënyre, se flas për biseda i ishte drejtuar zëvendësministrit të mbrojtjes, kjo tregon ose ky është edhe qëllimi i atij diskutimi të shkurtër që keni parë, për të treguar dobësinë ose pashmangshmërinë e kësaj krize të madhe politike.

Ky ishte qëllimi kryesor. Unë besoj që në politikë ose politika përmban brenda vetes mesazhet politike. Ky ishte mesazhi politik. Dhe po ta keni vënë re ju e gjithë qeveria është fshehur nga ky. Sepse aq i madh është skandali saqë nuk mund të interpretohet nuk mund të diskutohet më. Sepse ata mund të dalin dhe me një tezë, ëh për shembull, që nuk janë përgjimet e duhura, nuk janë të drejta, nuk janë të vërteta. Jo! Ata e kanë pranuar këtë fakt.

Dhe e dinë që kjo është një skandal, ky është një skandal shumë i madh, kjo bombë ka plasur dhe nuk kanë si japing përgjigje. Në momentin që zëvendësministri i mbrojtjes, që nuk ishte ashtu lart, por është person politik, është personi që zëvendëson ministrin, shmanget nga ky skandal i madh sepse ju i keni dhënë një pjesë, unë kam vazhduar të flas po them që, në politikë, politika është përballje. Në momentin që nuk ke asnjë lloj përballje ç'do të thotë kjo? Do të japësh një shpjegim, të qetë siç po pyesja në mënyrë të qetë. Po esencialisht çfarë është kjo? Është mohojeni ose pranojeni! Po jepni një përgjigje. Shmangia e tyre në politikë është dobësi dhe është pranimi i faktit. Shiko, Shqipëria nuk ka qenë në një krizë kaq të madhe. Është në një krizë shumë, shumë, shumë të madhe. Unë mendoj që sot Shqipëria nuk ka më politikë, ka një qeveri teknike. Ka një, as teknike, është një njeri që shpërndan interesat më të mëdha të Shqipërisë te njerëzit që ai do.

Nuk ka më politikë! Po e shpjegoj tani se në Shqipëri përdoren gjithçka, por unë po flas nga ana esenciale. Pra nuk ka më politikë, pse nuk ka më politikë? Sepse Rama është delegjitimuar politikisht. Nuk prodhon më politikë. Ai do mundohet me administratë, me krimin e organizuar, me lobizmin, me lobizmin ndërkombëtar të qëndrojë në pushtet. Qëllimi i tij kryesor është të qëndrojë në pushtet. Po në pushtet qëndron kur bën politikë. Pra ai nuk ka më politikë, është delegjitimuar komplet politikisht. Nuk e beson më asnjë në Shqipëri, nuk prodhon më politikë. Mos harroni, në Shqipëri apo edhe në botën, Evropën lindore, edhe në botën lindore komunizmi ra se dështoi, u delegjitimua politikisht. Qëndroi vitet e fundit nëpërmjet shërbimeve sekrete, dhunës, autokracisë, diktaturës dhe kjo mbaroi.

Unë mendoj që kjo me Ramën ka ndodhur. Pra ai rri për inerci. Ai rri për inerci. Tani unë vij te vetja jonë, tek opozita. Po opozita ka një detyrë... Shiko, opozita ka bërë një gjë brilante që është denoncimi. Po për të qenë një parti politike nuk mjafton vetëm denoncimi. Duhet të gjejë urën, si duhet ta gjejë, dhe kjo është sfida, që është pjesërisht por nuk e ka gjetur komplet. Urën lidhëse ndërmjet qytetarëve të zemëruar dhe opozitës. Ky është finalizimi. Nëse ne si opozitë, finalizojmë urën lidhëse, lidhim zemërimin shoqëror, dhe dalim dhe nga strukturat.Shiko, ne jemi në terren tani. Dëgjoni. Nëse ne do e kishim arritur këtë gjë, ne do ishim në pushtet sot, Rama do kishte rënë.

Në të vërtetë nuk e kemi arritur këtë gjë. Unë po i bëj një analizë politike siç duhet të ketë politikisht. Unë mund t'ju them dhe gjëra që na pëlqejnë ne, po nuk jam duke thënë dot. Ne kemi një gjë që ne e kemi bërë brilante dhe po e bëjmë, që është denoncimi. Dhe kjo është një punë shumë e madhe për të sensibilizuar shoqërinë dhe shoqëria është e sensibilizuar. Po ne duhet tani ta kthejmë në kapilaritet

Tashi unë mendoj që ndërkombëtarisht ne kemi avancuar më shumë se brenda Shqipërisë. Patjetër nga retorika që ka qenë e izoluar ndërkombëtarisht, ka avancuar jashtë mase shumë. Por duhet të avancojë njëkohësisht edhe brenda po them që të marrim dhe këtë zonën gri, njerëzit, shoqërinë dhe ta afrosh brenda vetes dhe pastaj misioni kompletohet. Sepse Rama tani është thjesht për inerci, të gjejë tonin e pushtetit. Do bëjë gjithçka të qëndrojë. Sepse skandali, e ka kaluar vetë skandalin, nuk ka më skandal, këto nuk ka. Këto përgjimet janë të tmerrshme. Janë tragjike fare, nuk kanë, shkalon më.

E gjithë qeveria, me makinerinë e saj të tmerrshme propagandistike, mediatike, nuk ka arritur ta përmendi 1 minutë, 1 sekondë çështjen e përgjimeve. Dhe është një njeri që thotë, unë kam ardhur në Shqipëri me porosi të kryeministrit, që të bëj punët e pista të qeverisë. A e dini çfarë skandali është kjo? Është tmerr! Dhe nuk ka dalur vetë kryeministri ta mohojë këtë gjë! Ose ta kundërshtojë, ose ta pranojë, të bëjë diçka. Mos harroni që kryeministri dhe qeveria shqiptare shquhet dhe në përgjigje për propagandë. Del, zihet me këtë. Në këtë pikë janë shmangur të gjithë. Edhe pyetja ime ndaj ministrit të mbrojtjes është këtu. A keni ju një prononcim për këtë gjë? Bëjeni ju prononcimin si të doni. A e keni këtë prononcim? A keni një mendim? Shiko, kësaj gjëje i del në ballë kryeministri dhe ministria përkatëse. Ajo nuk i ka dalë. Ministri i mbrojtjes duhet të ishte sot në çdo studio të bënte të kundërtën, të luftonte për imazhin e tij politik. Është fshehur. Përderisa ti fshihesh, ke të drejtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco