Ledri Vula, Sara Hoxha dhe vajza e tyre
Dita e parë e shkollës ka bërë bashkë Ledri Vulën dhe Sara Hoxhën, të cilët janë shfaqur krah vajzës së tyre, Poem Blu në këtë ditë të veçantë për të. Të dy prindërit kanë ndarë në rrjetet sociale momente nga dita e parë e shkollës së vajzës.
Në foton e publikuar nga Ledri, ai shihet duke e shoqëruar vajzën në shkollë dhe duke e mbajtur në krahë. Edhe Sara ka publikuar një fotografi para shkollës, ku shfaqet duke mbajtur vajzën e saj në krahë.
Siç duket, pavarësisht ndarjes së tyre prej kohësh, Ledri dhe Sara janë bërë bashkë për ta shoqëruar vajzën e tyre në ditën e saj të parë të shkollës, teksa ajo nis një etapë të re në jetën e saj.
Galeria fotografike ()
Sondazh
Poll
