Greqia i kërkon Parlamentit Europian heqjen e imunitetit të deputetit socialist të PASOK-ut, Nikos Papandreu

14 Shtator 2026 | 20:32

Autoritetet greke i kanë paraqitur një kërkesë Parlamentit Evropian për të hequr imunitetin nga ndjekja penale të deputetit socialist të PASOK-ut, Nikos Papandreu, tha të hënën kryetarja e dhomës Roberta Metsola.

Metsola nuk specifikoi arsyen e bërjes së kërkesës, duke thënë se ajo do të shqyrtohej nga shërbimet ligjore të Parlamentit Europian.

Bashkëpunëtorë të ngushtë të Papandreut , djali i themeluesit të ndjerë të PASOK-ut dhe ish-kryeministrit Andreas Papandreu dhe vëllai i ish-kryeministrit George Papandreu – thanë se procesi kishte të bënte me “një mosmarrëveshje të zakonshme pune”.

Ata shtuan se Papandreu, i cili është 69 vjeç, “e mirëpret procesin dhe ka besim të plotë në rezultatin e tij”.

Një komision pritet të vendosë nëse imuniteti i Papandreut do të hiqet.

Papandreu ka qenë anëtar i Parlamentit Europian që nga maji i vitit 2023

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lumir Abdixhiku: Bekim Sejdiu tregoi dinjitet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për President të Kosovës. Abdixhiku e ka vlerësuar...
20:00 | 14/09/2026

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President

Bekim Sejdiu është tërhequr nga kandidatura për president të Republikës së Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sejdiu përmes një postimi në Facebook,...
18:54 | 14/09/2026

PDK konteston qeverinë “Kurti 4” në Kushtetuese, kabineti i ri nis punën

Një orë para se Qeveria e katërt e Albin Kurtit të niste punën, zgjedhja e saj është kontestuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Ndërkohë, kabineti...
17:00 | 14/09/2026