107 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën, oshëtin bulevardi: Shqipëria kërkon revolucion
“Grushti i policit na qëlloi të gjithëve ne"/ Protestuesi: E keqja e këtij vendi është Edi R...
“Grushti i policit na qëlloi të gjithëve ne"/ Protestuesi: E keqja e këtij vendi është Edi R...
Kurti: Uroj që drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë pranë vendit dhe familjeve 14 Shtator, 19:10 ...
Berisha: Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës! 14 Shtator, 13:02 ...
SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark 14 Shtator, 10:54 Ten...
Bardhi i ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë të monitorojnë me vëmendje atë që po ndodh në Gjykatën e Lartë.

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se nëse nesër kryebashkiaku Erion Veliaj del nga burgu me vendim të Gjykatës së Lartë ky do të jetë funerali përfundimtar i Reformës në Drejtësi. Me anë të një reagimi në Facebook, Bardhi i ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë të monitorojnë me vëmendje atë që po ndodh në Gjykatën e Lartë.
Po ashtu i ka bërë thirrje gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, të qëndrojnë në lartësinë e detyrës dhe pritshmërive të qytetarëve shqiptar për drejtësi dhe luftë ndaj pandëshkueshmërisë. Bardhi thekson se nëse një person që akuzohet për 9 raste korrupsioni dhe 4 vepra penale, lihet i lirë, atëherë sistemi i paraburgimit nuk duhet të ekzistojë më në vend.
Reagimi i Bardhit:
Nëse nesër Erion Veliaj del nga burgu, me vendim të Gjykatës së Lartë, ky do të jetë funerali përfundimtar i Reformës në Drejtësi. Erion Veliaj nuk është në burg për një akuzë të vetme, por për katër prej akuzave më të rënda që mund të rëndojnë mbi një zyrtar të lartë.
SPAK e ka marrë të pandehur për 9 raste korrupsioni, të kryera në bashkëpunim, për pastrim parash, të kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, për fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre. Për nga pesha dhe numri i akuzave, Erion Veliaj konkurron sot vetëm me Belinda Ballukun.
I bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë të monitorojnë me vëmendje atë që po ndodh në Gjykatën e Lartë. Kryeministri Edi Rama po bën gjithçka për të ndikuar trupin gjykues dhe për të realizuar skenarin e nxjerrjes së Erion Veliajt nga burgu.
Partnerët tanë, që kanë investuar prej 10 vitesh në Reformën në Drejtësi, kanë rastin ta vlerësojnë atë që po ndodh në Gjykatën e Lartë si pjesë të standardit me të cilin matet lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri.
I bëj thirrje gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, të qëndrojnë në lartësinë e detyrës dhe pritshmërive të qytetarëve shqiptar për drejtësi dhe luftë ndaj pandëshkueshmërisë. Nëse një person që akuzohet për 9 raste korrupsioni dhe 4 vepra penale, lihet i lirë, atëherë sistemi i paraburgimit nuk duhet të ekzistojë më në vend. Drejtësia nuk mund të ketë një standard për qytetarët dhe një tjetër, kur përballë saj janë njerëzit e pushtetit./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me pagat e gjyqtarëve dhe kërkesën e tyre për rritje të ...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar që ish-krerët e UÇK-së të kthehen të lir&e...
foto ilustruese KOSOVË- Qeveria e Kosovës do të përfaqësohet në Hagë gjatë shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-k...
Bekim Sejdiu KOSOVË- Bekim Sejdiu ka njoftuar tërheqjen nga kandidatura për president të Republikës së Kosovës, duke e ...
Sophie Menegon HAGË- Avokatja Sophie Menegon, e cila përfaqëson Hashim Thaçin në çështjen për administrimin e d...
Flamuri i BE-së dhe i Kosovës. Fotografi ilustruese nga arkivi. BRUKSEL- Bashkimi Evropian (BE) tha se është në dijeni të vot...
Shefi i NATO-s, Mark Rutte. KOSOVË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se përkushtimi i Aleancës për ruajtjen...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, duke folur në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave vijoi ...
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani. Konstituimi i Kuvendit të Kosovës është bërë në shkelje të ...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kritikuar ashpër KLGJ dhe KLP për vendimet p&eum...