Prej disa ditësh opinioni publik po përgatitet për mundësinë që Erion Veliaj do të dalë nga qelia në 15 Shtator, duke u krijuar perceptimi se kryeqyteti nuk mund të funksionojë pa të. Madje është e dukshme se edhe disa media të huaja janë paguar për të mbajtur të njëjtën linjë editoriale në raport me çështjen e kryebashkiakut të Tiranës.
Veliaj ndodhet në paraburgim për korrupsion, ndërsa në dosjen që lidhet me të janë përfshirë edhe persona të rrethit të tij familjar dhe shoqëror, mes tyre vëllai, bashkëshortja, vjehrra, të afërm dhe persona të konsideruar përfitues pranë tij.
Ndërkohë, disa analistë thonë se prej muajsh, përmes ndryshimeve të adresuara në ligj, është përgatitur terreni që masa e sigurisë ndaj Veliajt të mund të zbutet.
Akuza të forta hidhen edhe ndaj një grupi mediash vendase, të cilat janë identifikuar si media të ushqyera me para të përfituara nga skemat që i atribuohen Erion Veliajt dhe me një pjesë të parave të të ashtuquajturve “Klodi” të inceneratorëve. Të njëjtat media po bëjnë spektakël mediatik në mbështetje të asaj që përshkruhet si një “disidencë e re”: politikanë të akuzuar për korrupsion që paraqiten publikisht si viktima të diskriminimit politik.
Madje të njëjtat segmente që financojnë këto media mburren se tashmë kanë “blerë” gjyqtarët Sandër Simoni dhe Gent Shala, ndërsa për gjyqtarin e tretë pretendohet se “nuk pyet askush”.
Megjithatë, ekuacioni që do të çonte në lirimin nga burgu të Erion Veliajt prishet në momentin kur në të futet komponenti i prokurorëve.
Në Tiranë flitet se kreu i SPAK, Altin Dumani, nuk do ta toleronte një sfidë të tillë nga Gjykata e Lartë dhe se ka marrë masa për t’i “kthyer në brazdë” gjyqtarët, përmes atyre që burimet i cilësojnë si “metodat e tij të njohura”.
Siç thotë fjala e urtë, “të gjithë e kanë nga një skelet në dollap”… Ndaj dhe Altin Dumani disponon “skelete në dollap” për Sandër Simonin, Gent Shalën, madje edhe për gjyqtarin e tretë…


