Policia greke ka arrestuar tre persona, mes tyre dy shtetas shqiptarë, të cilët akuzohen për ushtrim dhune ndaj një burri me origjinë indiane. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në qendër të Tebës.
Sipas mediave greke, sulmi ka nisur në rrugën Dirkis, ku viktima dyshohet se është përpjekur të largohej nga autorët. Ai është drejtuar drejt zonës qendrore të këmbësorëve në Tebë, por te tre autorët kanë kapur dhe kanë vijuar ta godasin brutalisht.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë. Megjithatë, autorët e dyshuar kishin arritur të largoheshin, ndërsa policia nisi menjëherë hetimet për identifikimin dhe lokalizimin e tyre.
Pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth, së bashku me dëshmitë e personave që kishin parë ngjarjen, ndihmuan autoritetet në identifikimin e të dyshuarve. Tre personat u arrestuan një ditë pas sulmit.
