Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja skandaloze e regjistruar pasditen e sotme në Napoli të Italisë, ku Edi Rama ka sulmuar dhe kërcënuar një emigrant shqiptar.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjet, Rama ka sulmuar me thonj në qafë emigrantin, i cili i ishte drejtuar kryeministrit që të mos kthehej më në Shqipëri, sepse boll dëme i kishte bërë vendit.
Pas kësaj deklarate dhe pas një sharje që emigranti ka bërë, Rama e ka kapur për qafe gjatë zbritjes nga avioni, dhe e ka dorëzuar të riun te policia italiane, duke pretenduar se e ka shqetësuar.
Por siç duket nga foto, Rama e ka sulmuar me thonj në qafë emigrantin, ndërsa pretendohet se edhe e ka kërcënuar.
LEXO EDHE:
“Të q**** robt”/ Rama i dorëzon policisë italiane shqiptarin që e shau te shkallët e avionit (VIDEO)












