Avioni privat rrëzohet në Gjermani, tre viktima pas aksidentit tragjik

14/09/2026 21:31

Një avion i vogël privat u rrëzua të dielën në një fushë në jug të Mönchengladbach, në Gjermaninë perëndimore, duke shkaktuar vdekjen e tre personave që ndodheshin në bord, njoftoi policia.

Avioni, një Cessna, ishte nisur nga aeroporti i Hilversum, në veri të Utrechtit, në Holandë. Sipas televizionit gjerman WDR, pak pasi hyri në hapësirën ajrore të Gjermanisë, avioni humbi lartësi dhe u rrëzua në orët e mëngjesit pranë komunitetit Erkelenz-Gerderath.

Ekipet e shpëtimit mbërritën menjëherë në vendngjarje, por konstatuan se asnjë prej tre personave në bord nuk kishte mbijetuar.

Autoritetet gjermane nuk kanë bërë ende të ditur identitetin e viktimave, ndërsa kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit të avionit.

Top Channel