• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mbyllet gjyqi ndaj Thaçit në Hagë! Procesi për pengim të drejtësisë, mbrojtja kundërshtoi transkriptet e prokurorisë dhe kërkoi pafajësi

by Bota Bota
September 14, 2026
in Aktualitet, Kosovë
Mbyllet gjyqi ndaj Thaçit në Hagë! Procesi për pengim të drejtësisë, mbrojtja kundërshtoi transkriptet e prokurorisë dhe kërkoi pafajësi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, të hënën është përmbyllur procesi i dytë gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Bashkë me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin, Thaçi u gjykua edhe për pengim të administrimit të drejtësi.

Në seancën e fundit të shqyrtimit gjyqësor, palët u përgjigjën në pyetjet e gjyqtarit, ku Zyra e Prokurorit të Specializuar edhe një herë kërkoi dënimin e të akuzuarve.

“Nuk ka pasur asnjëherë një çështje të tillë, një ish burrështetas që është në gjykim për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, bashkëpunon dhe jep udhëzime për të penguar zyrtarët për të ushtruar detyrat e tyre”, tha prokurori MattHalling.

Mbrojtja e ish-presidentit Thaçi dhe Bashkim Smakajt në seancën e së hënës kanë kundërshtuar transkriptet e ZPS-së duke thënë që fajësia nuk mund të vërtetohet duke u bazuar në to.

“Shpallja fajtor në këtë çështje nuk mund të bazohet vetëm në shkallë të gjerë në transkriptet e ZPS-së. Personat që i kanë bërë këto transkripte janë të panjohur dhe mbrojtja nuk e ka pasur mundësinë  që t’i marrë në pyetje ata“, tha Sophie Menegon-avokate mbrojtëse e Hashim Thaçit.

“Mund të quhen çfarëdo lloj dokumenti tjetër por nuk mund të quhen në asnjë mënyrë prova me vlerë provuese. Këto janë po aq provuese sa edhe transkriptet e Prokurorisë që përbën zëra apo emra të caktuar, apo shkrime se çfarë dëgjohet në incizim lidhur me tingujt jobverbal”, u shpreh Jonathan Elystan Rees-avokat mbrojtës i Bashkim Smakajt.

Edhe mbrojtja e Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit kërkoi vendim lirues për ta, duke thënë që ata nuk kanë kryer asnjë prej veprave për të cilat ngarkohen.

Iain Edwards-avokat mbrojtës i Insi Kilajt: I vetmi verdikt në këtë rast, do të ishte verdikti i pafajësisë

David Young-avokat mbrojtës i Fadil Fazliut: Verdikti i saktë, i duhur, është ai i pafajësisë ndaj z. Fazliut, për të dy akuzat

Alexander Admiraal-avokat mbrojtës i Hajredin Kuçit: ZPS-ja i kushtoi vetëm katër paragrafë z. Kuçi. Në asnjë prej tyre nuk trajtohej asnjë fakt, asnjë dëshmitar i identifikuar që mund ta ketë kontaktuar, asnjë mesazh i identifikuar që mund ta ketë dërguar, asnjë shënim prej tij

Pas përmbylljes së procesit, gjyqtarit do të vendosë datën e shpalljes së aktgjykimit. Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi akuzohen se në bashkëkryerje kanë ndikuar te dëshmitarët e rastit për krime lufte, ku i akuzuar është vetë Thaçi, e për të cilin jepet vendimi të mërkurën.

Tags: gjyqihagehashim Thaci
Previous Post

“Të q**** robt”/ Rama i dorëzon policisë italiane shqiptarin që e shau te shkallët e avionit (VIDEO)

Next Post

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit vërshojnë në rrugët e Tiranës

Bota Bota

Bota Bota

Next Post
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit vërshojnë në rrugët e Tiranës

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit vërshojnë në rrugët e Tiranës

TË FUNDIT

Dhunuan barbarisht indianin, arrestohen dy shqiptarët në Greqi

Dhunuan barbarisht indianin, arrestohen dy shqiptarët në Greqi

September 14, 2026
Aleksandër Vuçiç njofton datën e dorëheqjes

Aleksandër Vuçiç njofton datën e dorëheqjes

September 14, 2026
U godit nga policia gjatë protestës/ Qytetari i bashkohet revoltës te Kryeministria: Nuk u godita vetëm unë…Të bashkohemi që ta rrëzojmë këtë qeveri. Poshtë korrupsioni

U godit nga policia gjatë protestës/ Qytetari i bashkohet revoltës te Kryeministria: Nuk u godita vetëm unë…Të bashkohemi që ta rrëzojmë këtë qeveri. Poshtë korrupsioni

September 14, 2026
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit vërshojnë në rrugët e Tiranës

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit vërshojnë në rrugët e Tiranës

September 14, 2026
Mbyllet gjyqi ndaj Thaçit në Hagë! Procesi për pengim të drejtësisë, mbrojtja kundërshtoi transkriptet e prokurorisë dhe kërkoi pafajësi

Mbyllet gjyqi ndaj Thaçit në Hagë! Procesi për pengim të drejtësisë, mbrojtja kundërshtoi transkriptet e prokurorisë dhe kërkoi pafajësi

September 14, 2026
“Të q**** robt”/ Rama i dorëzon policisë italiane shqiptarin që e shau te shkallët e avionit (VIDEO)

“Të q**** robt”/ Rama i dorëzon policisë italiane shqiptarin që e shau te shkallët e avionit (VIDEO)

September 14, 2026
“Mbylle buçen”, zv.CEO e Top Channel presion Arjan Konomit: Je i pushuar, bullizove Linda Ramën

“Mbylle buçen”, zv.CEO e Top Channel presion Arjan Konomit: Je i pushuar, bullizove Linda Ramën

September 14, 2026
Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president i Kosovës

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president i Kosovës

September 14, 2026
“AMG Food” e skandalit të Salmonelës, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë

“AMG Food” e skandalit të Salmonelës, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë

September 14, 2026
Do të… Universiteti Ndërkombëtar i Mjekësisë në Fier

Do të… Universiteti Ndërkombëtar i Mjekësisë në Fier

September 14, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • E rëndë, elektriçisti që humbi jetën gjatë punës në Belsh nuk kishte asnjë mjet mbrojtës

    E rëndë, elektriçisti që humbi jetën gjatë punës në Belsh nuk kishte asnjë mjet mbrojtës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Parandalohet ngjarja e rëndë në Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Identifikohet shqiptari i vrarë në Itali/ E lidhën dhe e ekzekutuan në makinë, automjetin më pas e hodhën në lumë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL