Ish-agjenti maroken ofroi informacione për spiunazhin e Marokut në këmbim të mbrojtjes nga ekstradimi në Spanjë
Ish-oficeri i inteligjencës marokene Mehdi Hijaouy kontaktoi gjatë verës së vitit 2024 persona të afërt me ish-shefin e inteligjencës ushtarake venezueliane Hugo Carvajal, duke ofruar informacione për autoritetet spanjolle në këmbim të mbrojtjes nga një ekstradim i mundshëm në Marok, raporton The Objective.
Në atë kohë, Hijaouy ndodhej në Francë, pasi raportohet se ishte larguar nga Maroku pas një konflikti me disa prej kolegëve të tij në shërbimet e inteligjencës. Për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tij dhe të familjes, ai më vonë u transferua në Spanjë.
Sipas raportimit, ish-agjenti maroken iu drejtua një avokati që kishte qenë i përfshirë në përpjekjet për të bindur Hugo Carvajal të bashkëpunonte me autoritetet spanjolle, ndërsa ai përpiqej të shmangte ekstradimin drejt Shteteve të Bashkuara.
Carvajal, ish-drejtor i agjencisë së inteligjencës ushtarake të Venezuelës, u arrestua në Spanjë në vitin 2021 dhe më vonë u ekstradua në SHBA, ku u përball me akuza për narkoterrorizëm dhe trafik droge.
The Objective bënë të ditur se Hijaouy pretendonte se kishte informacione mbi mënyrën se si funksiononin shërbimet e inteligjencës së Marokut dhe ishte i gatshëm t’ua transmetonte autoriteteve spanjolle.
Oferta, përmes një ndërmjetësi, arriti në zyrën e prokurorit publik në Audiencia Nacional, të drejtuar nga Jesús Alonso. Sipas dokumenteve të publikuara nga ABC, më 7 tetor 2024 u dërgua një email që e paraqiste zyrtarisht ofertën për bashkëpunim.
Hijaouy deklaroi se mund të ofronte informacione edhe mbi përdorimin e programit spiun Pegasus për të synuar kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez, si dhe mbi çështje që lidhen me terrorizmin dhe krimin e organizuar.
Megjithatë, pasi hoqi dorë nga mundësia e bashkëpunimit me autoritetet spanjolle, Hijaouy nisi të shqyrtonte mundësinë e largimit nga Spanja.
Afrika e Jugut, 21 të vdekur në një sulm me makinë-bombë
Anthropic propozon metodën e mbylljes së plotë të inteligjencës artificiale: Mund të bëhet i detyrueshëm me ligj
Vance: Kush mashtroi taksapaguesit amerikanë gjatë COVID-19, nuk përfiton më kredi qeveritare
- 21:48 “Nëse Veliaj del nga burgu, do të jetë rrezik për Ramën”, Zekthi: Do të rikthehet më i fortë politikisht
- 21:44 Afrika e Jugut, 21 të vdekur në një sulm me makinë-bombë
- 21:32 Anthropic propozon metodën e mbylljes së plotë të inteligjencës artificiale: Mund të bëhet i detyrueshëm me ligj
- 21:18 Tragjedi në Gjermani, rrëzohet avioni i vogël, humbin jetën tre persona
- 20:59 Vuçiç rrëfehet dhe tregon datën kur do të largohet nga posti: Do të përballem në televizion me kundërshtarët
- 20:32 Greqia i kërkon Parlamentit Europian heqjen e imunitetit të deputetit socialist të PASOK-ut, Nikos Papandreu