Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Të zhduk”, incidenti i Ramës në avion me emigrantin shqiptar, Çim Peka nxjerr fotot: E ka kapur me thonj dhe e ka kërcënuar

Shkruar nga Newsbomb
“Të zhduk”, incidenti i Ramës në avion me emigrantin
Fotot e postuara nga Peka: Edi Rama ne avion dhe shqiptari i cili pretendohet se eshte kapur me thonj nga kryeministri

Gazetari Çim Peka ka reaguar pas incidentit të ndodhur në avionin ku ndodhej edhe kryeministri Edi Rama, i cili pasditen e kësaj të hëne udhëtoi drejt Napolit.

Siç raportuam më herët, referuar një videoje të publikuar nga JOQ, kreu i qeverisë është përfshirë në një debat verbal me një qytetar shqiptar, i cili ndodhej në të njëjtin fluturim me të.

Pas incidentit, Rama raportohet se ka njoftuar karabinierët italianë, ndërsa qytetari është shoqëruar nga autoritetet. Pas ngjarjes,  përmes një postimi në rrjetet sociale, Peka ka ngritur pretendimin se qytetari shqiptar është sulmuar me thonj nga kryeministri.

Për të shoqëruar pretendimin e tij, Peka ka publikuar edhe një fotografi për të cilën thotë se i përket qytetarit në fjalë.

Deri më tani lidhur me incidentin e raportuar fillimisht nga JOQ dhe më pas të komentuar edhe nga gazetari Çim Peka, nuk ka pasur një reagim publik nga kryeministri Edi Rama.

Reagimi i Çim Pekës:

Ky duhet mbyll urgjentisht ne psikiatri!

Rama kap me thonje emigrantin shqiptar duke zbritur nga avioni ne Napoli.

Pse thoni ju: Emigranti e paska keshilluar te mos kthehet me ne Shqiperi se boll dem ka bere. Rama e kap me thonje duke zbrit nga shakllet e avionit dhe e kercenon me fjalet: Te zhduk!

Pastaj i drejtohet policise italiane ta shoqeroje emigrantin shqiptar se i paska bere foto pa leje.

Me kete monster duhet marre seriozisht, ky cdo dite po kerkon argat me …. e vete!

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese