web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Marrin kthesë hetimet për vdekjen e Mazonakis/ Çfarë u zbulua në telefonin e mjekes së arrestuar

14 Shtator 2026, 22:32, Aktualitet CNA

Marrin kthesë hetimet për vdekjen e Mazonakis/ Çfarë u

Kanë marrë kthesë të re hetimet për vdekjen e këngëtarit të njohur grek George Mazonakis. Sipas raportimeve,  dy mjekët e arrestuar për vdekjen e tij akuzohen për “vrasje me dashje”.

Bëhet me dije se zbulimet më të fundit në kuadër të hetimeve lidhen më aparatin e plazmaferezës.

Sipas hetimeve, aparati filloi të jepte alarme të përsëritura rreth 14:37, por mjekja, Ioanna Gaka e riniste aparatin pas alarmeve, të cilat vazhduan deri rreth 15:45.

Më tej bëhet me dije se në telefonin e mjekes, hetuesit kanë zbuluar se ajo kishte bërë dy fotografi dhe një video të Mazonakis gjatë plazmaferezës dhe i kishte fshirë para se të paraqitej në polici.

Një nga fotografitë rezulton se ishte dërguar në një numër që autoritetet po përpiqen ta identifikojnë. 

Bëhet fjalë për orët kur dy mjekët, Ioanna Gaka dhe Ilias Theodoropoulos, po kërkoheshin nga autoritetet greke dhe më pas, në orën 19:45, shkuan për të dhënë dëshmi në komisariatin e Kypselit në lidhje me ngjarjen.

Ekspertiza përcakton me saktësi oraret e krijimit, marrjes dhe fshirjes së skedarëve. Fotografia e parë është marrë në orën 14:43:36 të 9 shtatorit. Skedari rezulton të jetë krijuar në orën 14:44:19 dhe më pas është fshirë në 19:09:09.

Me rëndësi të veçantë është fakti se fotografia përmban edhe të dhëna për vendndodhjen gjeografike. Koordinatat e gjetura në të dhënat e fotografisë përkojnë, sipas hetimit të Drejtorisë së Hetimeve Kriminalistike, me një pikë në rrugën Karneadou në Athinë, ku ndodhet klinika. Pikërisht për këtë fotografi ekspertët kanë gjetur edhe gjurmë digjitale të shpërndarjes së saj. /CNA





Lajmet e fundit nga