web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nëse e keni harruar, kujtohuni nesër”/ Gjokutaj, mesazh gjykatave për afatet e paraburgimit

14 Shtator 2026, 22:20, Aktualitet CNA

“Nëse e keni harruar, kujtohuni nesër”/ Gjokutaj, mesazh

Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar se një i pandehur nuk mund të pretendojë lirimin nga arresti me burg për shkak të zgjatjes së paraburgimit të shkaktuar nga vetë ai me shtyrje të padrejta dhe abuzive të seancave gjyqsore.

Gjokutaj sqaron se është kjo arsye që gjykatat në këto raste pezullojnë afatet. Avokati thekson se këtë fakt duhet ta kenë të qartë që nga Gjykata e Lartë deri te gjykatat e të gjitha shkallëve duke nisur nga nesër nëse e kanë harruar.

“Një i pandehur nuk mund të pretendojë lirimin nga arresti në burg për shkak të zgjatjes së paraburgimit të shkaktuar nga vetë ai me shtyrje të padrejta dhe abuzive seancash gjyqësore!

Prandaj Gjykatat në këto raste pezullojnë afatet e paraburgimit!

Këtë duhet ta kenë të qartë që nga Gjykata e Lartë dhe Gjykatat e të gjitha shkallëve qysh nesër nëse e kanë harruar!”, thekson Gjokutaj./ CNA





Lajmet e fundit nga