Rama çan me thonj pasagjerin, reagon Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunën brutale të Padrinos

Rama çan me thonj pasagjerin, reagon Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunën brutale të Padrinos

22:31, 14/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri I opozitës shqiptare Sali Berisha ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas publikimit të lajmit për dhunën që vetë Edi Rama ka ushtruar ndaj një pasagjeri të avionit me te cilin po udhëtonte kreu i qeverisë.

“Kreu i organizatës çan me thonj qytetarin në avionin e linjës Tiranë-Napoli dhe ia dorëzon policisë Italiane vetëm se qytetari bëri thirrje në avion “Rama në burg”, shkruan Berisha.

“Dënoj me forcën më të madhe dhunën brutale të Padrinos ndaj pasagjerit dhe i bëj thirrje autoriteteve italiane të lirojnë menjëherë të riun guximtar” vijon postimi i tij.

Mesazhi:

Kreu i organizatës çan me thonj qytetarin në avionin e linjës Tiranë-Napoli dhe ia dorëzon policisë Italiane vetëm se qytetari bëri thirrje në avion “Rama në burg”!

Madje sipas pasagjerëve në avion e ka kërcënuar duke i thënë mos u kthe më në Shqipëri!

Dënoj me forcën më të madhe dhunën brutale të Padrinos ndaj pasagjerit dhe i bëj thirrje autoriteteve italiane të lirojnë menjëherë të riun guximtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco