Këlliçi: Roni i Ramës paska të gjithë qeverinë në dorë!

Këlliçi: Roni i Ramës paska të gjithë qeverinë në dorë!

22:07, 14/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një postim në rrjete sociale, Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar pas publikimit të përgjimeve të reja, duke hedhur akuza ndaj qeverisë Rama.

Këlliçi pretendon se në përgjimet e zbardhura së fundmi, Ron Yeffet shfaqet duke u thënë partnerëve të biznesit që të shkojnë në Vlorë, të inspektojnë zonën dhe të paraqiten si kompani amerikane, ndërsa çështjet në Ministrinë e Energjetikës “i zgjidh ai”.

Këlliçi e lidh këtë periudhë me kohën kur në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës ishte Belinda Balluku.

Ai tha se përgjimet ngrenë pikëpyetje të forta mbi ndikimin e Yeffet në vendimmarrjen qeveritare, ndërsa akuzon mazhorancën për lidhje mes biznesit, koncesioneve dhe aferave të tjera.

“Skandali i punëve të pisëta të Edi Ramës po zmadhohet”, shkruan Këlliçi.

Reagimi i plotë:

Roni i Ramës paska të gjithë qeverinë në dorë!

Pasi u zbulua një javë më parë se Ministri i Mbrojtjes ishte kukull në duart e Ron Yeffet, në përgjimet e reja të zbardhura sonte, del se izraeliti që kryen punët e pisëta të Ramës, ka nën kontroll dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Ron Yeffet i thotë partnerëve në biznes që ata të shkojnë në Vlorë, të shohin e të inspektojnë, madje të paraqiten dhe si kompani amerikane, e të vendosin çfarë duan, sepse tek Ministria e Energjetikës e zgjidh ai çdo gjë!

Ron Yeffet e deklaron këtë në kohën kur Ministre ishte pikërisht Belinda Balluku.

Skandali i punëve të pisëta të Edi Ramës po zmadhohet.

Trafik armësh dhe koncesione në energjetikë, biznes dhe plaçkitje, dorë e zgjatur në çdo pasuri të vendit. Kjo është qeverisja.

Kjo është Besa e Edi Ramës.

Kjo është Prania Besnike.

Kjo është Pasqyrë Albania.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco