Selektori i Austrisë, Half Rangnick, ka shpallur të hënën listën e futbollistëve për ndeshjet e para të Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Austria më 24 shtator takohet me Izraelin, ndërsa më 27 shtator e pret Kosovën në Vjenë. Më pas austriakët, gjatë këtij grumbullimi, i luajnë edhe dy ndeshje të tjera në kuadër të Grupit B3. Më 4 tetor është ndeshja Kosovë – Austri, që zhvillohet në “Fadil Vokrri”.
Shumë prej 27 lojtarëve të Austrisë luajnë në Bundesligë, si Konrad Laimer i Bayernit, Carney Chukwuemeka i Borussia Dortmundit, Nicolas Seiwald i Leipzigut, Patrick Wimmer i Hoffenheimit, Junior Adamu i Schalkes, Michael Gregoritsch i Augsburgut, Marco Grull i Werderit. Austria ka lojtarë edhe në ligat tjera të mëdha.
Por në listë mungon emri më i njohur, kapiteni David Alaba. Pas largimit nga Real Madridi, mbrojtësi 34-vjeçar është ende pa skuadër dhe nuk është përfshirë në ekipin austriak.
Pas Botërorit 2026, Marko Arnautoviq i dha fund karrierës ndërkombëtare, ndërsa ylli tjetër austriak, Marcel Sabitzer ka vendosur të pushojë në ndeshjet e këtij edicionit të Ligës së Kombeve.
Edhe
Ylli madh i Austrisë mungon ndaj Kosovës
Emra të rinj tek Austria janë Vasilije Markoviq i Austria Vjenës, Felix Bacher i Lyonit, Lukas Jungwirth i LASK-ut dhe Christian Zawieschitzky i Red Bull Salzburgut.
“Kemi vendosur të ftojmë vetëm lojtarë që janë të gatshëm për ndeshje. Ky ishte kriter i qartë, i bazuar po ashtu në analizat nga Kupa e Botës. Katër lojtarë janë përfshirë që nuk ishin më herët. Prej ekipit të Kupës së Botës, tetë nuk janë me ne”, ka shpjeguar Rangnick.
Austria e ka mendjen tek Euro 2028.
“Duam të luajmë mirë më ndeshjet e ardhshme. Por po ashtu duam të mendojmë për Evropian dhe për atë se cilët lojtarë mund të na ndihmojnë në të ardhmen”, ka shtuar selektori austriak.
Christoph Baumgartner është i lënduar, ndërsa mundon edhe portieri Patrick Pentz.
Edhe
Alaba i bashkohet Austrisë në stërvitje
Austria nuk do të ndryshojë asgjë në qasjen ndaj lojës.
“Kundër-presingu është parakusht. Duhet të ekzekutohet në nivelin më të lartë. Loja me top po ashtu duhet të jetë efikase. Nëse duam të kualifikohemi në Evropian dhe të promovohemi në Ligën A të Ligës së Kombeve, atëherë duhet të luajmë futbollin më të mirë. Synimi im për javët dhe muajt në vijim, duke pasur parasysh edhe Kampionatin Evropian, është që ne të shfaqim sërish atë lloj futbolli për të cilin na kishin frikën”, ka theksuar Ralf Rangnick.
