Pas humbjes 2:0 nga Dukagjini, Malisheva, të hënën shënoi fitore shumë të thellë në Podujevë ndaj Llapit.
Ndeshja Llapi – Malisheva i takoi xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.
Për Llapin ishte disfata e pesë nga gjashtë ndeshje.
Malisheva e shënoi një gol në pjesën e parë dhe tre të tjerë në pjesën e dytë për fitoren e thellë 4:0.
Golin e epërsisë 1:0 për skuadrën mysafire e shënoi Vusal Isgandarli në minutën e 41-të. Goli i Isgandralit u pranua me VAR.
Nëpërmjet VAR-it u konfirmua edhe penalltia, të cilën në gol e shndërroi Xhemal Ibishi në minutën e 57-të
Shpejtë Malisheva e shënoi edhe golin e tretë.
Edhe
Llapi fiton pikët e para
Në minutën e 60-të i saktë përballë portierit të vendësve ishte Lorent Talla.
Golin për 4:0 e shënoi Mark Bushaj në minutën e 84-t.
Malisheva është në vendin e dytë me 13 pikë, kurse Llapi në vendin e tetë me tri pikë.
Malisheva “shkatërron” Llapin
Malisheva e ka shënuar edhe golin e katërt ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Për 4:0 shënoi Mark Bushaj.
Ai realizoi golin e katërt për mysafirët në minutën e 84-t.
Nuk ndalet Malisheva
Malisheva e ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Llapit
Golin për 3:0 e shënoi Lorent Talla në minutën e 60-të.
Tjetër gol në “Zahir Pajaziti”
Edhe
Llapi fiton, por mbetet në zonën e barazhit
Malisheva e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Llapit.
Xhemal Ibishi ishte i saktë nga penalltia në minutën e 57-të për epërsinë 2:0.
Penalltia u konfirmua pas rishikimit në VAR
Malisheva në epërsi ndaj Llapit në “Zahir Pajaziti”
Malisheva e ka mbyllur me epërsi 1:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër Llapit.
Ndeshja po luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
I takon xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.
Golin e epërsisë 1:0 për skuadrën mysafire e shënoi Vusal Isgandarli në minutën e 41-të.
Goli i Isgandralit u pranua me VAR.