Foto ilustruese
Ditën e martë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare e lokalisht të dendura, më të theksuara në zonën lindore e jug të vendit.
Vranësirat e dendura në relievet kodrinore –malore në lindje jug do të shoqërohen me reshje lokale dhe afatshkurtra shiu, si dhe shtrëngata të izoluara gjatë orëve të mesditës e pasdites.
Era, e lehtë me drejtim kryesor verilindje - veriperëndim me shpejtësi
mesatare 7m/s.
Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.
Sondazh
Poll
