Protesta para shkollës/ Hoxha: Goditja ndaj protestuesit ishte për ta përkulur
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar incidentin në protestën ...

Projekti me Bankën Botërore për rritjen e konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë klimatike të bujqësisë po përballet me vonesa të ndjeshme, ndërsa institucioni paralajmëron se një pjesë e aktiviteteve mund të ristrukturohen, të reduktohen ose edhe të anulohen nëse zbatimi nuk përshpejtohet.
Në raportin më të fundit të zbatimit, të datës 12 shtator, Banka Botërore vlerëson se “projekti ka përjetuar vonesa të konsiderueshme”, veçanërisht në investimet që lidhen me qendrat e vogla ushqimore, pikat e inspektimit kufitar dhe skemën e ujitjes në Divjakë. Sipas raportit, këto investime vijojnë të jenë “ndjeshëm prapa afateve”.
Banka paralajmëron se aktivitetet e vonuara përbëjnë rrezikun më të madh për zbatimin e projektit. “Nëse proceset e prokurimit nuk përshpejtohen dhe zbatimi i kontratave nuk ecën pa vonesa të mëtejshme, disa aktivitete mund të kërkojnë ristrukturim, racionalizim të objektit, rialokim fondesh dhe/ose anulim të pjesshëm”, thuhet në raport.
Projekti vijon të vlerësohet nga Banka Botërore si “mesatarisht i pakënaqshëm”, si për progresin drejt objektivave të zhvillimit, ashtu edhe për ecurinë e përgjithshme të zbatimit. Vlerësimi nuk ka ndryshuar nga raporti i mëparshëm.
Vonesat reflektohen edhe në nivelin e ulët të disbursimit. Nga financimi i rishikuar prej 74.88 milionë dollarësh, deri tani janë disbursuar 6.73 milionë dollarë, ose 8.99% e totalit. Rreth 68.15 milionë dollarë mbeten të padisbursuara. Kredia u bë efektive në shkurt 2024 dhe afati i mbylljes së projektit është 30 shtatori 2028.
Edhe treguesit kryesorë të rezultateve mbeten në nivele minimale. Deri në gusht 2026, shitjet e produkteve bujqësore nga fermerët përmes qendrave të vogla ushqimore ishin zero, kundrejt objektivit prej 6,000 tonësh deri në përfundim të projektit. Banka shpjegon se “qendrat e vogla ushqimore nuk janë ngritur ende dhe deri tani nuk janë gjeneruar shitje”.
Në ujitje, pjesa e fermerëve të lidhur me shërbimin publik me presion dhe sipas kërkesës mbetet gjithashtu zero, ndërsa objektivi është 80%. Sipas raportit, “punimet për rehabilitimin dhe modernizimin e skemave të ujitjes nuk kanë filluar ende”.
Projekti synon gjithashtu të sigurojë shërbime të reja ose të përmirësuara ujitjeje dhe kullimi në 12,300 hektarë, por deri në gusht 2026 sipërfaqja e përfituar ishte zero hektarë. Banka thotë se punimet e mbështetura nga projekti nuk kanë nisur ende dhe progresi varet nga përfundimi në kohë i projektimit, prokurimit dhe nisjes së punimeve.
Vonesa ka edhe në komponentin e sigurisë ushqimore. Nga gjashtë pika inspektimi kufitar që duhet të ngrihen ose modernizohen sipas standardeve ndërkombëtare, deri tani nuk është përfunduar asnjë. “Punimet për rehabilitimin dhe përmirësimin e pikave të inspektimit kufitar nuk kanë filluar ende”, thuhet në raport.
Numri i analizave të reja të kryera në laboratorët rajonalë të mbështetur nga projekti është po ashtu zero, kundrejt objektivit prej 1,000 analizash, ndërsa asnjë nga 75 punonjësit e laboratorëve të parashikuar për trajnim nuk rezulton ende i trajnuar.
Banka raporton se edhe platforma e inteligjencës së biznesit, që duhet të lidhet me sistemet ekzistuese të të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, nuk është ngritur ende. Progresi, sipas raportit, varet nga përfundimi në kohë i projektimit të sistemit, prokurimit dhe vënies së tij në funksion.
Në vlerësimin e rreziqeve, Banka Botërore e klasifikon si “të lartë” rrezikun që lidhet me kapacitetin institucional për zbatimin dhe qëndrueshmërinë e projektit, nga niveli “i ulët” në momentin e miratimit të tij në vitin 2023. /Monitor
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar incidentin në protestën ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të një...
Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar se një i pandehur nuk m...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në ...
Gazetari Julian Hoxhaj ka folur për audiopërgjimin dhe aku...
Një tjetër pjesë e audio-përgjimit të publikuar nga ish-zë...
Protestuesit po marshojnë në rrugën Mine Peza te komisiari...
Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestu...
Gazetari Hysni Gurra ka deklaruar se SPAK ka një shans të ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
15 shtatori po pritet si një datë e një beteje të drejtësi...
Ka nisur protesta e 107 kundër qeverisë ku kërkohet dorëhe...
Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka zgjeruar rrjetin e bizn...
Gjykata e Lartë nesër pritet të japë vendimin pas kërkesës...
Një ditë para seancës për kryebashkiakun e arrestuar të Ti...
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi me 8 vota pro,...
Seanca në Gjykatën e Posaçme ku do të shqyrtohet kërkesa e...
Rrjeti SafeJournalists ka dënuar kërcënimin me jetë ndaj g...
Kontrolle blic janë kryer në paraburgimin e Bradasheshit, ...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Kanë nisur hetimet për kallëzimin me jetë ndaj gazetarit O...
U vihet në ndihmë dy turistëve gjermanë që humbën rrugën n...
Sekuestrohen 41 kg e 350 gramë kokainë, me vlerë tregu rre...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin...
Këtë të martë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte a...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
Shtatori ka një mënyrë të vetën për t’i bërë shpenzimet e ...
Ditën e sotme në shkollat e vendit nis viti i ri shkollor ...
Parlamenti i Ukrainës pritet të votojë më 15 shtator për d...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se do ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është shprehur s...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Nafta në Shqipëri është ndër më të shtrenjtat në Europë, p...
Euro e ka nisur javën me rënie të mëtejshme në kursin e kë...
Prej fundjavës çmimet e karburanteve në tregun e pakicës k...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...