Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ishte vjedhur disa kohë më parë në Panaja, gjendet e djegur fuoristrada në një tunel të vjetër ushtarak në Cerkovinë të Vlorës

Shkruar nga Newsbomb
Ishte vjedhur disa kohë më parë në Panaja, gjendet e djegur
Foto nga automjeti

Një automjet tip fuoristradë, i vjedhur disa kohë më parë është gjetur mbrëmjen e djeshme i djegur në një tunel të vjetër ushtarak në zonën e Cerkovinës, në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, pas marrjes së alarmit për zjarr në këtë zonë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Gjatë verifikimeve të kryera, automjeti ka rezultuar i vjedhur disa kohë më parë në fshatin Panaja.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Një nga pistat që po verifikohet është nëse automjeti mund të jetë përdorur për veprimtari të paligjshme, përpara se të fshihej në tunelin e vjetër ushtarak.

Mësohet se automjeti ndodhej brenda tunelit, në një zonë të izoluar dhe pranë një rruge të paasfaltuar, e cila ka bërë që prania e tij të mos konstatohej më herët nga banorët e zonës. Policia ka nisur marrjen dhe administrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin e personave që kanë lënë automjetin në tunel.

Ndërkohë, si pasojë e djegies së automjetit, flakët kanë përfshirë edhe një sipërfaqe me bimësi pranë tunelit, duke kërkuar ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese