Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Gjykata e Lartë shqyrton sot çështjen

Nga Armand Bajrami
15 Shtator 2026, 08:19 | Kronikë

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Gjykata e Lartë shqyrton sot

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do të mbetet në burg. Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Rigjykimi u bë sot në zbatim të vendimit të Kushtetueses, të majit 2026, që vlerësoi se Gjykata e Lartë nuk kishte arsyetuar se përse "arresti në burg" ishte e vetmja masë e përshtatshme dhe as proporcionalitetin e kësaj mase me funksionin e Veliajt si kryebashkiak.

Seanca në Gjykatën e Lartë nisi në orën 09:30 dhe u zhvillua në Dhomë Këshillimi, pa praninë e palëve.

Kujtojmë që kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025 dhe po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe disa biznesmenë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos