Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sot vendoset fati për Veliajn, Gjykata e Lartë rishqyrton masën e sigurisë

Shkruar nga Newsbomb
Sot vendoset fati për Veliajn, Gjykata e Lartë rishqyrton masën e
Erion Veliaj

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pasi çështja u rikthye për shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese. Seanca pritet të zhvillohet në orën 09:30 në Dhomë Këshillimi.

Gjykata Kushtetuese ia riktheu Gjykatës së Lartë shqyrtimin e kërkesës lidhur me masën e sigurisë ndaj Veliajt, me argumentin se duhet të arsyetohet përse nuk është e përshtatshme një masë tjetër sigurie, përveç arrestit në burg.

Shumica e gjyqtarëve kushtetues vlerësoi se Gjykata e Lartë nuk kishte dhënë argumente të mjaftueshme se përse Veliaj duhet të mbahet në burg, duke marrë në konsideratë edhe faktin se ai është drejtuesi i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës.

Rishqyrtimi i masës së arrestit në burg ndaj Veliajt zhvillohet në një kohë kur Gjykata e Lartë ka rishikuar një vendim unifikues të vitit 2011, që lidhet me masën e sigurimit të arrestit në burg dhe kohëzgjatjen e saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese