Çfarë po ndodh me Hysajn? Klubet në garë, shqiptari ende nuk ka thënë fjalën e fundit
Elseid Hysaj vazhdon të jetë në qendër të interesimit të disa klubeve, teksa e ardhmja e mbrojtësit shqiptar mbetet ende p&...
Elseid Hysaj vazhdon të jetë në qendër të interesimit të disa klubeve, teksa e ardhmja e mbrojtësit shqiptar mbetet ende p&...
Tempulli i futbollit katalanas, Spotify Camp Nou, është pozicionuar si favoriti kryesor dhe absolut për të pritur finalen e madhe të ...
Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar për herë të parë publikisht se disponojnë armë të vendosura në orbitë, t...
Shkolla e fshatit Eçmenik në bashkinë e Devollit këtë vit nuk do të ketë më zilen e parë të shtatorit. Shk...
Tre persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të vogël në landin Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë...
Gjykata e Lartë shqyrton sot çështjen që lidhet me masën e sigurisë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës,...
Protesta qytetare në Tiranë vijon edhe sot, duke shënuar ditën e 108-të të tubimeve të njëpasnjëshme. Protestuesi...
Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) ka hapur një konkurs ndërkombëtar për transformimin e ish-bazës usht...
Dita e martë pritet të sjellë kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në vendin tonë. Moti parashikohet me alternim...
Dashi Do jeni mjaft sensuale gjate gjithë kësaj dite dhe partneri do ju dashuroje me më shume pasion. Do kaloni çaste te mrekullueshme ...

Tempulli i futbollit katalanas, Spotify Camp Nou, është pozicionuar si favoriti kryesor dhe absolut për të pritur finalen e madhe të UEFA Champions League për vitin 2029.
Pas një ofensive të fuqishme diplomatike dhe prezantimit të një projekti rinovimi që premton të lërë Europën gojëhapur, stadiumi i Barcelonës duket se ka mposhtur konkurrencën e ashpër. Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili pritet të marrë vendimin përfundimtar pikërisht sot në Selanik të Greqisë, Barcelona është në një përballje të drejtpërdrejtë vetëm me një rival, stadiumin legjendar të Londrës, Wembley. Megjithatë, burime pranë shtëpisë së futbollit europian bëjnë me dije se balanca anon fuqishëm nga Spanja.
Një nga arsyet kryesore që e vendos Camp Nou-n në një pozicion superior është kapaciteti i tij i jashtëzakonshëm. Pas përfundimit të punimeve, arena do të ofrojë plot 104,600 vende. Për UEFA-n, imazhi i një finaleje europiane me një prezencë kaq masive tifozësh është një spektakël i pakrahasueshëm vizual dhe natyrisht, një burim i jashtëzakonshëm të ardhurash. Rinovimi total i impiantit, i cili pritet të përfundojë shumë kohë para vitit 2029, përfshin detaje teknologjike të fjalës së fundit dhe instalimin e një çatie moderne që pritet të mbulohet plotësisht verën e ardhshme.
Përtej infrastrukturës elitare, kandidatura e Barcelonës është e blinduar edhe në aspektin institucional. Ky nuk është thjesht vizioni i një klubi, por një projekt i mirëfilltë strategjik që gëzon mbështetjen totale të Këshillit Bashkiak të qytetit, Qeverisë së Katalonjës, Federatës Spanjolle të Futbollit dhe vetë Qeverisë Spanjolle. Nëse Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s jep dritën jeshile, kjo do të jetë hera e tretë që Camp Nou hap dyert për një finale të kompeticionit më madhor për klube. Impianti ka lënë gjurmë në histori duke pritur finalen e vitit 1989, ku Milani mposhti Steauan e Bukureshtit, si dhe atë të vitit 1999, e cila mbahet mend si një nga finalet më dramatike pas përmbysjes së çmendur të Manchester United ndaj Bayern Munich në minutat e fundit shtesë.
Mundësia e zhvillimit të kësaj finaleje vjen në një moment perfekt për klubin katalanas. Projekti i ri jo vetëm që do ta rikthejë këtë stadium në kryeqendrën e futbollit europian për vitin 2029, por e konsolidon atë fuqishëm edhe si një kandidat kryesor për të pritur Finalen e Kupës së Botës 2030, e cila do të bashkëorganizohet nga Spanja, Portugalia dhe Maroku. Të gjithë sytë e opinionit sportiv mbeten tashmë të drejtuar nga Selaniku, në pritje të zyrtarizimit të një lajmi që kthen Barcelonën në skenën e madhe të eventeve globale.
Procesi i rindërtimit duket se do të jetë i gjatë për Newcastle. Një vend zhgënjyes në vendin e dymbëdhjetë ...
Como vazhdon serinë e saj të pamposhtur pas katër ndeshjeve. Fabregas bën rotacionin e nevojshëm pas Ligës së Kam...
Një kapitull i rëndësishëm i futbollit brazilian ka marrë fund. Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se Neymar nuk do t&...
Barcelona ka nisur lëvizjet për rinovimin e kontratës së mbrojtësit spanjoll Gerard Martín, të cilin tashmë e sheh si ...
Javën e kaluar, Christophe Galtier bëri bujë në media për të gjitha arsyet e duhura! Duke e udhëhequr klubin e tij Neom dr...
Futbollisti i famshëm, Kylian Mbappe, ka thyer heshtjen në një intervistë të bujshme të dhënë këtë javë...
Atletico Madrid lë pas periudhën e vështirë të ndeshjeve të fundit, teksa rikthehet te fitorja në La Liga, d...
Të premten do të zbulohet lista e parë e Rolando Maranit për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Trajneri italian po përgatit grum...
Nga rutina e mëngjesit dhe dashuria për natyrën, te familja, miqtë dhe ditët e lira; nga përshtypjet për Shqipërin&eum...
Napolit i duhej një fitore për të harruar dy humbjet radhazi në Serie A, ndaj Comos dhe Interit, si dhe...