Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga rruga e transformuar e Komanit, duke e cilësuar zonën si një prej peizazheve spektakolare të veriut të Shqipërisë.
Rruga e Komanit prej vitesh është konsideruar një aks i rëndësishëm për banorët dhe turistët, tashmë ka marrë një pamje të re.
“MIRËMËNGJES dhe me rrugën e transformuar të Komanit, mes një peizazhi spektakolar të veriut shqiptar, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama.
Rikonstruksioni i kësaj rruge nisi në shkurt të vitit 2025. Kjo rrugë shërben për lidhjen e disa prej destinacioneve më të rëndësishme turistike në vend, si me Liqenin e Komanit, Lumin e Shalës, Valbonën, Thethin, Currajt e Epërm e deri në Kosovë.
