Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “AMG Food” e skandalit të salmonelës, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 2 mln euro kokainë

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Armëpushimi energjetik/Trump: Kievi e Moska japin ‘ok’! Zelensky: Gati nëse Rusia e zbaton

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “AMG Food” e skandalit të salmonelës, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 2 mln euro kokainë
    Aktualitet

    “AMG Food” e skandalit të salmonelës, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 2 mln euro kokainë

    September 15, 2026

    Policia ka sekuestruar 41 kilogramë e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit, në kuadër të operacionit të koduar “Anchor 3”. Droga u gjet gjatë kontrollit të imtësishëm të një kontejneri të ardhur nga Brazili, i cili sipas dokumentacionit transportonte mish pule.Gjatë kontrollit, efektivët zbuluan në kapakët e jashtëm të kontejnerit 37 pako me kokainë. Sasia totale rezultoi 41 kilogramë e 350 gramë, ndërsa Policia e përllogarit vlerën e saj në treg në rreth 2 milionë euro.Operacionin e zhvilloi Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës dhe strukturat doganore të Portit.Sipas Policisë, ky është rasti i tretë brenda një muaji ku strukturat ligjzbatuese godasin tentativa për futjen e lëndëve narkotike në Shqipëri nëpërmjet Portit të Durrësit.Hetuesit po punojnë për të përcaktuar origjinën dhe destinacionin e kokainës, si dhe për të identifikuar dhe kapur personat e përfshirë në trafik.

    Si u kapën 41 kg kokainë në kontejnerin e kompanisë “diMAL”

    Flitet se kompania që kishte porositur ngarkesën e mishit të pulës, ku u gjetën edhe 41 kilogramët e kokainës, është AMG Food, me administrator/pronar Arben Goxhaj.

    Emri i AMG Food nuk është i panjohur për autoritetet shqiptare. Kompania ishte përfshirë edhe në një tjetër çështje të bujshme në mars të vitit 2025, kur një ngarkesë me mish pule të importuar nga Brazili rezultoi e kontaminuar me bakterin Salmonella Typhimurium.  Më pas, produkti ishte shpërndarë në treg përmes kompanisë “diMAL”.

    Në prill 2025, Arben Goxha, i lidhur me AMG Food, u ndalua pasi ishte shpallur në kërkim në lidhje me çështjen e mishit të pulës me salmonelë. Ai dhe persona të tjerë u hetuan në kuadër të këtij rasti.Tashmë, më shumë se një vit pas këtij episodi, kompania del sërish në vëmendje të autoriteteve. Megjithatë, deri në këtë fazë nuk ka një të dhënë zyrtare që lidh kompaninë me trafikimin e kokainës.

    Hetimet e Policisë dhe Prokurorisë pritet të përcaktojnë se si është futur droga në ngarkesë, kush e ka organizuar transportin dhe nëse personat që kanë porositur apo administruar mallin kanë pasur dijeni për praninë e lëndës narkotike.

    AMG Food Arben Goxha dimal policia Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “AMG Food” e skandalit të salmonelës, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 2 mln euro kokainë

    September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    September 15, 2026

    Armëpushimi energjetik/Trump: Kievi e Moska japin ‘ok’! Zelensky: Gati nëse Rusia e zbaton

    September 15, 2026

    Kushtetuesja tha se arresti i Erion Veliajt ishte jo proporcional, çështja sot në Gjykatën e Lartë

    September 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.