Lajmi i fundit

Trafikonin sasi të mëdha kokaine/ Goditet banda shqiptare në Belgjikë, arrestohet Gert ‘Gjenerali’

Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve / PD kërkon seancë dëgjimore me Sokol Sadushin, kryeprokurorin,  KLGJ, KLP...

Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve / PD kërkon seancë dëgjimore me Sokol Sadushin, kryeprokurorin, KLGJ, KLP...

09:57, 15/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Demokratike ka dorëzuar kërkesën për zhvillimin e një seancë dëgjimore publike mbi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. 

PD kërkon të thirren në seancë dëgjimore për të dhënë mendimin e tyre institucionet dhe shoqatat që kanë interes në këtë çështje, si mëposhtë:
(i) Këshillin e Lartë Gjyqësor, 
(ii) Këshillin e Lartë të Prokurorisë, 
(iii) Unionin e Gjyqtarëve të Shqipërisë, 
(iv) Shoqatën Kombëtare të Gjyqtarëve të Shqipërisë,
(v) Shoqatën e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë,
(vi) Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme,
(vii) Prokurorin e Përgjithshëm, aktualisht Olsian Çela
(viii) Kryetarin e Gjykatës së Lartë, aktualisht Sokol Sadushi

Kërkesa e PD bazohet në vendimin e Gjykatës Kushteteuse nr. 15/2026, ku thuhet se: “Kjo nënkupton edhe që gjatë shqyrtimit dhe miratimit të propozimeve ligjore që prekin drejtpërdrejt garancitë kushtetuese të magjistratëve, ku përfshihen pagat e tyre, procesi ligjvënës duhet të përfshijë një analizë tërësore dhe të detajuar të qëllimit të synuar dhepasojave të pritshme, sikundër duhet të sigurojë edhe pjesëmarrjen aktive të vet gjyqtarëve/magjistratëve osegrupimeve që i përfaqësojnë ata. Ky konsultim duhet të jetë, mbi të gjitha, edhe efektiv.”

Kërkesa është firmosur nga 4 deputetë demokratë, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Elda Hoti, Edi Paloka

Më poshtë kërkesa e plotë e deputetëve të PD në Komisionin e të Drejtave të Njeriut.

Image

Shkarko dokumentin

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco