Një situatë e paprecedentë politike po zhvillohet në vend, e cila i ngjan gjithnjë e më shumë skenarit të famshëm të "bombave" maqedonase, ku audio-përgjimet tronditën themelet e pushtetit.
Edhe në Shqipëri, zhvillimet e fundit dhe rrjedhja e bisedave komprometuese po nxjerrin zbuluar një krizë të thellë brenda mazhorancës, duke e lënë figurën e kryeministrit të zhveshur nga shkëlqimi i tij ndërkombëtar.
I ftuar në ‘Kafe Shqeto’, kreu i PD, Krujë, Aulon Kalaja shprehet se nga një lider që dikur kërkonte të mahniste arenën europiane përmes shfaqjeve ekstravagante me atlete apo me harmoni fetare, kreu i qeverisë tashmë shihet si një pushtetar i zhytur në afera dhe i përballur me një diskreditim të plotë publik e ndërkombëtar.
Kalaja shprehet se përgjimet e reja të Roni Yeffet e vendosin ish zëvendëskryeminsitren Belinda Balluku, në rolin e një personazhi me pushtet absolut që kontrollon fatet e qeverisë.
Sipas tij, Balluku posedon materiale të rënda shantazhuese, përfshirë video sekrete të njohura në qarqet politike të Tiranës, me të cilat mban nën kontroll gjysmën e kabinetit qeveritar, ministrat më të rëndësishëm dhe deri te drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit.
Kjo është edhe arsyeja e vetme, thekon Kalaja, se pse ajo vazhdon të mbajë "çelësat e qeverisë", të negociojë shtyrjen e një arrestimi të mundshëm dhe të diktojë karrierat politike brenda partisë në pushtet.
Besoj unë me vizitën e Berishës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do kthehemi në normalitet përsa i përket takimeve që minimalisht ambasada amerikane do bëjë me palët, sepse deri para pak kohësh kishim vetëm një palë që jepte informacion dhe kishim vetëm një informacion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu që minimalisht tani do kemi një kolorit tek informacioni. Kjo është një gjë e madhe. Pra, futemi në normalitet në kuptimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po kjo nuk është pak, a keni parasysh që kemi qenë nën zero. Përsa i përket çfarë duhet të bëjë opozita me këtë gjë, unë mendoj që ajo thjesht duhet të menaxhojë situatën.
Mendoj që këto audio-përgjime do dalin edhe më shumë ndërkohë. Po më kujton skenarin e Maqedonisë, "bombat" quheshin ato kundër Gruevskit në skenarin maqedonas. Absolutisht, janë kataloge të parapara këto që kanë ndodhur në vende me autokraci. Jam dakord me ambasadorin që e përmendi pak më herët, futemi në një stinë shumë interesante në gjykimin tim. Pa diskutim që duhet ta zgjidhin vetë situatën, pa diskutim që duhet protesta, pa diskutim që opozita duhet të godasë me sëpatë. Sigurisht që nuk duhet të hedhë vetëm ndonjë fishekzjarre këtu, por duhet të godasë fuqishëm. Por unë mendoj që është momenti tani që do kemi një bjerrje të pushtetit dhe një diskreditim ndërkombëtar, që në rast se do t'i njohim një domen protestës, ky është domeni kryesor.
Zoti Rama nuk është më njeriu që mahnit Parisin, por është kthyer në një palaço, as në një gastor të oborrit ndërkombëtar, por në një njeri i cili ka dalë lakuriq tani në korrupsionin e tij. Jo ai njeriu që mbledh komunitetet fetare dhe i vendos si lapsat me ngjyra në xhaketën e tij, jo ai njeriu që shkon me atlete dhe bën ato shfaqjet e shëmtuara. Unë mendoj që ai tanimë është i shtypur si populli i tij dhe absolutisht që pres një përgjigje shumë të fortë, sepse nuk e mbarova pak më përpara se u ndërpre lidhja. Pse e pres unë një përgjigje të fortë nga ambasadori amerikan? E pres sepse di dhe formimin e tij, të gjithë e dinë që ai vjen, ka një formim ushtarak apo jo? Këtu po flitet për armët dhe sigurisht që ai e ndjen mirë këtë, është kuzhina e tij kjo.
Unë mendoj që nuk është vetëm kjo prova, por mund të jetë edhe kjo prova, sepse ne dimë që ka prova të tjera, video, të cilat zëvendëskryeministrja, sipas mendimit tim është në detyrë. Ajo zotëron tani gjysmën e qeverisë, ministrat më të rëndësishëm, drejtorin e policisë së shtetit, vendos për karrierat politike të ministrave dhe të personazheve kryesorë të Partisë Socialiste dhe u shantazhon natyrisht çelësat e qeverisë në dorë. Sigurisht që lidhja me Ronin jepet, është një nga momentet preliminare që ajo mban lojën, që negocion arrestimin e saj për ta shtyrë atë në kohë, por sigurisht që është diçka më e madhe se kaq.
Zonja ministre, zëvendëskryeministre, absolutisht po, ka në dorë disa video, të cilat i di e gjithë Tirana, e gjithë Shqipëria, po ndërkohë që SPAK-u ka mbyllur qepenat gati gjashtë muaj dhe shqiptarëve iu serviret e njëjta gjellë prej 11 muajsh. Pra, ne po merremi vetëm me një emër në Shqipëri, emrin e Belinda Ballukut. Është shumë fyese për mendimin tim, që nuk i është dhënë drejtim, dhe kjo vë në pikëpyetje jo vetëm ekzistencën e SPAK-ut, por edhe atë besueshmëri që ka te publiku, të paktën nga sondazhet që na janë servirur aty-këtu. Dhe mbështetja ndërkombëtare që i është dhënë këtij institucioni si institucioni më i besueshëm në Shqipëri, si mund t'i jesh i besueshëm kur nuk i jep drejtim një çështjeje të tillë kaq të hapur.
© SYRI.net
VIDEO/ ‘O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli’/ Qytetarët protestojnë para Gjykatës së Lartë
PD kërkon seancë dëgjimore për pr/ligjin 'Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë', të ndryshuar
‘Shqipëria është shitur për interesat e një diktatori të ri’, Nesho: Përgjimet e Yeffet, tallje për SHBA