PD kërkon seancë dëgjimore për ndryshimet në ligjin për gjyqtarët dhe prokurorët
Partia Demokratike ka paraqitur një kërkesë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut për zhvillimin e një seance dëgjimore publike lidhur me projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’”, të ndryshuar.
Kërkesa është paraqitur nga deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila kërkon që në seancën dëgjimore të thirren institucionet dhe shoqatat që kanë interes dhe ekspertizë në këtë çështje.
Sipas kërkesës, në seancë dëgjimore kërkohet të marrin pjesë:
- Këshilli i Lartë Gjyqësor;
- Këshilli i Lartë i Prokurorisë;
- Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë;
- Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë;
- Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë;
- Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme;
- Prokurori i Përgjithshëm;
- Kryetari i Gjykatës së Lartë.
PD argumenton se kërkesa mbështetet në vendimin nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese, ku theksohet nevoja për një proces ligjvënës të plotë dhe të detajuar kur ndryshimet ligjore prekin drejtpërdrejt garancitë kushtetuese të magjistratëve, përfshirë pagat e tyre.
Në vendim, Gjykata Kushtetuese nënvizon se gjatë shqyrtimit dhe miratimit të propozimeve ligjore duhet të analizohet në mënyrë tërësore qëllimi i ndryshimeve dhe pasojat e pritshme, ndërsa kërkohet edhe pjesëmarrja aktive e gjyqtarëve dhe magjistratëve ose e grupeve që i përfaqësojnë ata.
“Ky konsultim duhet të jetë, mbi të gjitha, edhe efektiv”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas argumentimit të paraqitur nga deputetja Tabaku.
Partia Demokratike kërkon që përmes seancës dëgjimore të merret mendimi i institucioneve dhe organizatave përfaqësuese të sistemit të drejtësisë përpara vijimit të shqyrtimit të projektligjit.
U raportua e vjedhur në Panaja, gjendet e djegur fuoristrada në një tunel në Cërkovinë! Dyshohet se është përdorur për krime
Vendimi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, ish-kryeprokurori: Ja çfarë pritet nga gjyqtarët
GJKKO shpall vendimin për dosjen “Revanshi”, ja sa vite burg dënohet Durim Bami
- 10:13 U raportua e vjedhur në Panaja, gjendet e djegur fuoristrada në një tunel në Cërkovinë! Dyshohet se është përdorur për krime
- 10:00 Vendimi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, ish-kryeprokurori: Ja çfarë pritet nga gjyqtarët
- 10:00 Vuçiç vendos të kandidojë për kryeministër në tetor
- 09:36 Skenari i fundit! A do ta pranojë Kurti Hashim Thaçin president?
- 09:32 GJKKO shpall vendimin për dosjen “Revanshi”, ja sa vite burg dënohet Durim Bami
- 09:27 AfD arrin për herë të parë në 30% në sondazhe: CDU në krizë