E vjedhur në fshatin Panaja të Vlorës, gjendet e djegur fuoristrada në një tunel! Dyshime për përdorim kriminal

15 Shtator 2026 | 10:13

Një automjet tip fuoristradë, i vjedhur disa kohë më parë, është gjetur i djegur në një tunel të vjetër ushtarak në zonën e Cërkovinës. Sipas raportimeve, ngjarja është konstatuar mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23:00, në një rrugë të paasfaltuar që lidh Cërkovinën me fshatrat përreth.

Pas alarmit për zjarr, në zonë kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Në vendngjarje kanë mbërritur gjithashtu forcat e Policisë dhe grupi hetimor.

Nga verifikimet e kryera, përfshirë kontrollin e numrit të shasisë, ka rezultuar se automjeti ishte raportuar i vjedhur disa kohë më parë në fshatin Panaja.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se policia po heton edhe pistën nëse automjeti mund të jetë përdorur për veprimtari të ndryshme të paligjshme, përpara se të përfundonte i fshehur në tunelin e vjetër ushtarak.

Automjeti ishte brenda tunelit, në një zonë të izoluar dhe në një rrugë të paasfaltuar, çka ka bërë që prania e tij të mos konstatohej më herët nga banorët e zonës.

Policia ka nisur marrjen dhe administrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin e personave që kanë lënë automjetin në tunel, si dhe zbardhjen e itinerarit të tij.

Hetuesit po punojnë për të përcaktuar se kur është sjellë automjeti në këtë zonë dhe për çfarë qëllimi mund të jetë përdorur.

Ndërkohë, si pasojë e djegies së automjetit, flakët kanë përfshirë edhe një sipërfaqe me bimësi pranë tunelit, duke kërkuar ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata e Lartë jep vendimin për Erion Veliaj

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin...
11:06 | 15/09/2026

Tritol në derën e një banese në Shijak

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer rreth orës 01:00 të natës në oborrin e një banese të pabanuar në fshatin Ardhishtë të Shijakut. Sipas raportimev...
10:53 | 15/09/2026

Policia jep njoftim zyrtar për tubimin e djeshëm te “Zogu i Zi”: Arrestohen 12 persona

12 persona janë arrestuar në flagrancë dhe 15 të tjerë janë proceduar penalisht pas tubimit të zhvilluar më 14 shtator në Tiranë. Sipas Policisë, një...
10:46 | 15/09/2026