POLITIKË /

Qindra aplikime për rrjetin MIA, Rama: Si ka mundësi kjo dëshirë për të punuar me propagandën e ‘regjimit’?

Pas mbylljes së thirrjes, në total ka patur 245 aplikime për t'u bërë pjesë e Agjencisë për Media dhe Informim.

Shkruar nga Versus

Qindra aplikime për rrjetin MIA, Rama: Si ka mundësi kjo

Kryeministri Edi Rama e konsideroi një ‘sukses absolut’ rezultatin për aplikimet lidhur me thirrjen e hapur nga Agjencia për Media dhe Informim për punësimin e profesionistëve të rinj.

Duke iu referuar numrit të lartë të aplikimeve, Rama ironizoi kritikët dhe ngriti pyetjen “Si ka mundësi gjithë kjo dëshirë për të punuar me “agjencinë e propagandës së regjimit”?

Postimi i plotë i Ramës:

THIRRJA për Rrjetin MIA u mbyll me një sukses absolut:

Plot 245 aplikime nga ekselentë të sapodiplomuar, gazetarë, informaticienë, organizata mediatike, studio dizajni grafik, dhe të tjerë akoma.

Kanë ardhur ide për ta bërë më të thjeshtë gjuhën e shtetit, më të kuptueshëm informacionin për qytetarët, më sistematike videot informatike, më prezente inteligjencën artificiale dhe më kreativ në formate rrjetin MIA.

Dhe këtu lind pyetja e madhe: Si ka mundësi gjithë kjo dëshirë për të punuar me “agjencinë e propagandës së regjimit”?

Ose “regjimi” e ka harruar fare zanatin e terrorit, ose propaganda e regjimit ka dështuar ose pastaj përralla e “regjimit” nuk bind më as ata që e tregojnë çdo ditë. Versus.al

Poll