Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Dy nënkryetarë të rinj në Bashkinë e Benet Becit, njëri prej tyre kryetari i PS-së në Shkodër, kryebashkiaku i prezanton para ekipit drejtues

Shkruar nga Newsbomb
Dy nënkryetarë të rinj në Bashkinë e Benet Becit,
Benet Beci gjatë prezantimit të dy nënkryetarëve

Dy nënkryetarë të rinj janë emëruar në Bashkinë e Shkodrës. Bëhet fjalë për Bekim Memën dhe Marjan Ndershtiqajn, të cilët janë prezantuar së fundmi nga vetë kryebashkiaku, Benet Beci.

Gjatë mbledhjes me ekipin drejtues ku dhe u diskutua rendi i ditës dhe prioritetet për qytetin, Beci i uroi mirëseardhjen dhe suksese për detyrën e re dy nënkryetarëve.

 “Skuadrës sonë i janë bashkuar Bekim Mema dhe Marjan Ndershtiqaj, në detyrën e nënkryetarëve të Bashkisë Shkodër. Ju uroj mirëseardhjen, suksese dhe punë të mbarë”, shkruan Beci.

Mema nuk është një emër i panjohur në Bashkinë e Shkodrës pasi më herët ka punuar pranë Drejtorisë së Zhvillimi Strategjik, ndërkohë që Ndershtiqaj mban detyrën e kryetarit të Partisë Socialiste në qytetin verior.

Postimi i plotë i Becit: 

Dita nis në zyrë, për të diskutuar çështjet e ditës dhe prioritetet që kemi në vijim për qytetin dhe njësitë administrative.

Skuadrës sonë i janë bashkuar Bekim Mema dhe Marjan Ndershtiqaj, në detyrën e zëvendëskryetarëve të Bashkisë Shkodër. Ju uroj mirëseardhjen, suksese dhe punë të mbarë në përgjegjësitë e reja!

Sot kam edhe një falënderim të veçantë për Rudin Bekën, për kontributin e dhënë gjatë këtyre tri viteve në drejtimin e Bashkisë. Rudini vazhdon të jetë pjesë e skuadrës sonë, edhe pse tashmë në distancë. I uroj suksese në sfidat e reja! Ai mbetet një mik i imi dhe një shkodran që e do fort qytetin e tij.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese