Detaje/ Kokaina e kapur në Portin e Durrësit ishte fshehur në kontejnerët e ‘diMAL’!

Kronike

Publikuar: 15/09/2026

Detaje/ Kokaina e kapur në Portin e Durrësit ishte fshehur në kontejnerët e ‘diMAL’!

Detaje të reja janë zbardhur nga 41 kg kokainë me vlerë 2 milionë euro të cilat u kapën në Portin e Durrësit. Droga u gjet në kontejnerët e kompanisë “AMG Food” që importon produkte të ngrira nga Brazili, kompani e cila ishte në qendër të skandalit me mishin e pulës me salmonelë, ku rreth 15.000 kilogramë u konsumua nga qytetarët.

Policia në njoftimin zyrtar njoftoi se lënda narkotike u gjet gjatë një kontrollit në një kontejner me origjinë nga Brazili, i cili, sipas dokumentacionit, transportonte mish pule

Ndërkohë që në kapakët e jashtëm të tij, u konstatuan konstatuan 37 paketime të lëndës narkotike, të veshura me ngjyra të ndryshme.Lidhur me rastin dhe ngarkesën e drogës nuk u raportua për asnjë arrestim apo procedim penal, ndërsa rezulton se sasia e mishit të pulës nga Brazili, ishte porositur nga subjekti ‘AMG Food’ në pronësi të biznesmenit Mondi Goxha, i cili zotëron edhe kompaninë ‘diMAL’, shkruan zëri.