E martë, 15 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Patëllxhanë me kos e hudhra, shije që të lë pa fjalë nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

Ilustrim · Vizion Plus

Patëllxhanë të skuqur, të kombinuar me kos dhe hudhra për një shije të thjeshtë dhe të shijshme.

Një recetë e lehtë nga shefja Albana Mançja, perfekte si antipastë ose garniturë.

Përbërësit:

– 4 patëllxhanë mesatarë

– 2 thelpinj hudhre

– 400 ml kos i trashë

– Vaj ulliri (rreth 5–6 lugë gjelle)

– 1 lugë çaji piper i kuq

– Kripë dhe piper i zi, sipas shijes

– Kopër e freskët

Përgatitja:

Lajmë patëllxhanët dhe i presim në shirita ose në rrathë të hollë. I skuqim në vaj ulliri derisa të marrin ngjyrë të artë.

Në një tas përziejmë kosin me hudhrat e grira imët, vaj ulliri, kripë, piper të zi dhe piper të kuq. Përziejmë mirë derisa të krijohet një masë kremoze.

Pasi patëllxhanët të jenë ftohur pak, i shtojmë te kosi dhe i përziejmë ngadalë, në mënyrë që të mbulohen mirë me salcën.

I vendosim në frigorifer për rreth 30 minuta deri në 1 orë dhe i shërbejmë të ftohtë, si antipastë ose garniturë.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.