107 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën, oshëtin bulevardi: Shqipëria kërkon revolucion
"Shqipëria është në udhëkryq"/ Protestuesi: Antishqiptari me emrin Edi Rama po bën ligje që vënë n&...
"Shqipëria është në udhëkryq"/ Protestuesi: Antishqiptari me emrin Edi Rama po bën ligje që vënë n&...
Kurti: Uroj që drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë pranë vendit dhe familjeve 14 Shtator, 19:10 ...
Berisha: Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës! 14 Shtator, 13:02 ...
SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark 14 Shtator, 10:54 Ten...
Maran kërkon të ketë alternativa në dispozicion dhe njëkohësisht të testojë disa emra që mund të bëhen pjesë e Kombëtares në të ardhmen.

TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se lista zyrtare e Kombëtares për ndeshjet e radhës do të publikohet më 18 shtator, në të njëjtën kohë me konferencën për shtyp të trajnerit Rolando Maran.
Por pas kësaj liste pritet të fshihet një panoramë shumë më e gjerë e futbollistëve të vëzhguar nga stafi i trajnerit italian.
Sipas informacioneve ekskluzive që Top Channel disponon nga burimet e gazetarit Endi Tufa, Rolando Maran ka shpërndarë rreth 50 ftesa në funksion të këtij grumbullimi. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se të gjithë këta lojtarë do të jenë pjesë e listës përfundimtare.
Trajneri ka dashur të ketë një panoramë sa më të gjerë, të vlerësojë gjendjen e lojtarëve dhe të shohë nga afër edhe disa profile të reja. Për këtë arsye, lista përfundimtare pritet të jetë më e gjerë se zakonisht. Maran kërkon të ketë alternativa në dispozicion dhe njëkohësisht të testojë disa emra që mund të bëhen pjesë e Kombëtares në të ardhmen.
Një prej risive është Sabah Kerjota. Sulmuesi shkodran i Hearts ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij në Skoci dhe veçanërisht me golin e shënuar në minutën e 96-të, që i dha skuadrës së tij fitoren 2-1 ndaj Dundeet më 6 shtator.
Risi priten edhe nga Dinamo City, me Klevi Qefalian, Usni Ismailin dhe Naser Alijin në listën e pritjes dhe të vëzhgimit. Qefalia dhe Ismaili janë emra të rinj për Kombëtaren A, ndërsa Aliji ka pasur më parë eksperiencë me fanelën kuqezi dhe mund të rikthehet në konsideratë.
Mungesa dhe rikthime
Sa i përket situatës së lojtarëve, mungesa e konfirmuar është ajo e Thomas Strakoshës. Portieri kuqezi ka pësuar një frakturë në kyçin e dorës dhe pritet të qëndrojë jashtë për të paktën katër javë, duke humbur kështu të katërta ndeshjet e këtij cikli.
Në anën tjetër, Ernest Muçi është rikthyer në aktivitet dhe po vjen në një moment të mirë, ndërsa Rey Manaj dhe Taulant Seferi janë gjithashtu kandidatë për rikthim në grup. Nazmi Gripshi mbetet në dispozicion dhe nuk ka arsye të klasifikohet si mungesë për shkak dëmtimi.
Seanca e parë stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet të hënën, më 21 shtator, ndërsa Shqipërinë e presin katër ndeshje në një hark shumë të shkurtër kohor.
26 shtator, ora 20:45: Shqipëri-Bjellorusi
29 shtator, ora 20:45: San Marino-Shqipëri
3 tetor, ora 15:00: Finlandë-Shqipëri
6 tetor, ora 20:45: Shqipëri-San Marino
Me rreth 50 ftesa të shpërndara paraprakisht, trajneri italian po kërkon të ketë një panoramë të plotë përpara vendimit final. Në listën e tij janë emrat e konsoliduar, rikthimet, por edhe futbollistë që mund të marrin për herë të parë një mundësi me Kombëtaren A.
Lista zyrtare e 18 shtatorit do të zbulojë se cilët prej tyre do të jenë pjesë e grupit, por sinjalet janë të qarta: Maran po zgjeron ndjeshëm rrethin e lojtarëve të vëzhguar.
SPANJE - Një rikthim... por për sa kohë? I lënduar që nga fundi i prillit, Eder Militao ende po vuan për të zbriturnë ...
SPANJE - Jo, Pep Guardiola nuk pritet të kthehet në menaxhim së shpejti. Pas dhjetë vitesh te Manchester City, trajneri spanjol ka vendosu...
ITALI - Drejtshkrimi është i ngjashëm, trashëgimia pak më pak. E megjithatë, Gian Piero Gasperini guxoi të bënte kraha...
GJERMANI - Një surprizë në krye të Bundesligës pas tre javëve të para të sezonit. Përpara fuqive si Bay...
ITALI - John Stones, i cili luajti ndeshjen e tij të parë si titullar për Interin, u detyrua të largohej në minutën e ...
Dominic Calvert-Lewin shënoi golin e tretë të Leeds të hënën kundër Newcastle ANGLI - Procesi i rindërtimit duket s...
ITALI - Como vazhdon serinë e saj të pamposhtur pas katër ndeshjeve. Fabregas bën rotacionin e nevojshëm pas Ligës s&e...
ITALI - Interit i pëlqen të sfidojë veten duke marrë një disavantazh që mund të jetë i pakapërcyeshëm pë...
ITALI - Roma vazhdon të shfaqet në një formë të jashtëzakonshme në këto javë të para të Serie A. Kë...
Gabriel Jesus duke festuar golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve për Barçën SPANJE - Gabriel Jesus po in...