Goditja e radhës për Erion Veliajn/ Gjykata e Lartë e lë në burg
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka lënë në fuqi masën e ...
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka lënë në fuqi masën e ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, në një deklaratë për mediat, është shprehur se ditët e fundit çmimi i naftës në vend ka arritur nivele rekord dhe të papërballueshme.
Bozdo shprehet se tregtimi i naftës me 229 lekë për litër e nxjerr Shqipërinë si vendin me çmimin më të lartë në rajon dhe mbi mesataren e BE-së.
Ai shton më tej se arsyeja kryesore e çmimeve kaq të larta të naftës në Shqipëri është ngarkesa shumë e lartë fiskale. Ndër të tjera, shton se në dallim me vendet e tjera të rajonit dhe të BE-së, në Shqipëri nuk po merret asnjë masë lehtësuese për situatën.
Bozdo thekson se Partia Demokratike i qëndron propozimit të eliminimit të taksës mbi qarkullimin dhe uljes së përkohshme të akcizës, kombinim ky që do ta sillte çmimin e naftës në Shqipëri në mesataren e rajonit.
DEKLARATA E PLOTË:
Këto ditë, çmimi i diezelit/karburantit në Shqipëri ka arritur nivele rekord, të papërballueshme për ekonominë tonë familjare, por edhe atë prodhuese, duke u tregtuar me rreth 229 lekë për litër, ose ndryshe rreth 2,5 euro për litër.
Ky nivel e vendos Shqipërinë:
Si vendin me çmimin më të lartë të naftës në rajon, rreth 30% mbi mesataren rajonale;
Mbi mesataren e Bashkimit Europian, ku çmimi mesatar i naftës ishte 2 €/L (më 7 shtator 2026)
Mesatarja botërore: 1,4 euro/L
Mesatarja në BE?27: 2,03 €/L
Sipas të dhënave globale (Global Petrol Prices, Fuel Wide), Shqipëria:
është në grupin e 5 vendeve më të shtrenjta në Europë për naftë, bashkë me Monakon, Finlandën, Gjermaninë, Holandën dhe Danimarkën.
ka çmim nafte dukshëm mbi mesataren europiane dhe rreth 55–60% mbi mesataren botërore.
Për krahasim, në të njëjtën periudhë çmimet e naftës në vendet fqinje janë:
Serbi: rreth 2,00 €/L ose 18% më lirë se në Shqipëri;
Kosovë: rreth 1,76 €/L ose 32% më lirë se në Shqipëri;
Maqedoni e Veriut: rreth 1,6 €/L ose 41% më lirë se në Shqipëri;
Mal i Zi: rreth 1,87 €/L ose 20% më lirë se në Shqipëri;
Bosnjë?Hercegovinë: rreth 1,7 €/L ose 27% më lirë se në Shqipëri;
Arsyeja kryesore sot e çmimeve kaq të larta të naftës në Shqipëri është ngarkesa shumë e lartë fiskale: shqiptarët paguajnë taksa afërsisht dyfishin e rajonit, dhe nuk marrin në këmbim atë që meritojnë!
Në çmimin final të karburanteve në Shqipëri, ngarkesa fiskale përbën rreth 53% (afërsisht 1,00–1,16 €/L taksa për litër), përfshirë:
akcizën fikse (~0,41 €/L),
taksën e qarkullimit,
taksën e karbonit, dhe
TVSH?në 20% që aplikohet mbi çmimin total, pra edhe mbi taksat e tjera.
Në vendet e rajonit, barra fiskale mbi naftën është dukshëm më e ulët, zakonisht rreth 35% e çmimit final. Kjo do të thotë se, për të njëjtin çmim ndërkombëtar të naftës, qytetarët dhe bizneset në Shqipëri paguajnë taksa afërsisht dyfishin e rajonit për litër naftë.
Ajo që e veçon Shqipërinë përsëri, në dallim me vendet e tjera të rajonit dhe të BE-së, është mungesa totale e masave lehtësuese, ndërsa të gjitha vendet e rajonit kanë vepruar me ndërhyrje fiskale lehtësuese:
Serbia ka ulur përkohësisht akcizat mbi benzinën dhe naftën,
Maqedonia e Veriut ka ulur TVSH?në për karburantet nga 18% në 10%, për të zbutur ndikimin e çmimeve të larta.
Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja kanë përdorur në periudha të mëparshme ulje akcizash dhe kufizime marzhesh, duke mbajtur çmimet më të ulëta se në Shqipëri.
Nuk mund të mos përmendim këtu edhe një argument tjetër: ndërsa çmimet e naftës rriten, qytetarët paguajnë më shtrenjtë nga xhepi i tyre, qeveria fryhet. Nga kriza e mëparshme e naftës, qeveria shqiptare arkëtoi rreth 15 milionë euro më shumë në xhepat e saj, në mënyrë të pamerituar. Asnjë qeveri normale nuk i mban këto para, por gjen mekanizmat për t'ua kthyer ato ekonomisë dhe familjeve. Sepse asnjë qeveri e përgjegjshme nuk pranon të majmet, kur popullata e saj varfërohet!
Përballë kësaj situate të paprecedentë, që nuk dihet se si dhe se kur do të zgjidhet, dhe që realisht ka tronditur tregjet në të gjitha vendet, të gjitha qeveritë në botë kanë zgjedhur një apo disa mekanizma lehtësimi të cilat i aplikojnë mbi strukturën/ngarkesën fiskale të çmimit të naftës, për të lehtësuar, me aq sa kanë mundësi, çmimin e lartë të saj, i cili, ka ndikim jo vetëm në ekonomitë familjare të secilit prej nesh, por mbi të gjitha në ekonominë prodhuese dhe atë të shërbimeve.
Për këtë qëllim, Partia Demokratike i kërkon me këmbëngulje qeverisë të lehtësojë menjëherë ngarkesën fiskale mbi karburantet. Në veçanti, ne i qëndrojmë propozimit tonë të eliminimit të taksës mbi qarkullimin dhe uljes së përkohshme të akcizës, kombinim ky që do ta sillte çmimin e naftës në Shqipëri në mesataren e rajonit.
Më duhet të rikujtoj këtu se çdo iniciativë ligjore e Partisë Demokratike për një propozim të tillë, është rrëzuar me votat e Partisë Socialiste në Kuvend!
Çdo refuzim i mëtejmë i këtyre nismave si dhe çdo këmbëngulje në pozicionin e papërgjegjshmërisë, do të sjellë pasoja shumë të rënda për të gjithë. /CNA
Kreu i Partisë Demokratik në Krujë, Aulon Kalaja, ka folur...
Gjykata e Lartë po shqyrton këtë të martë rigjykimin e mas...
Emërohet në detyrë Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit Q...
Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për 7 të pandehur t...
Një grup qytetarësh kanë protestuar mbrëmjen e djeshme par...
Ditën e sotme në Gjykatën e Lartë do të zhvillohet gjyqi k...
Projekti me Bankën Botërore për rritjen e konkurrueshmëris...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar incidentin në protestën ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të një...
Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar se një i pandehur nuk m...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në ...
Gazetari Julian Hoxhaj ka folur për audiopërgjimin dhe aku...
Një tjetër pjesë e audio-përgjimit të publikuar nga ish-zë...
Protestuesit po marshojnë në rrugën Mine Peza te komisiari...
Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestu...
Gazetari Hysni Gurra ka deklaruar se SPAK ka një shans të ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
15 shtatori po pritet si një datë e një beteje të drejtësi...
Ka nisur protesta e 107 kundër qeverisë ku kërkohet dorëhe...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Operacioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka çuar në ...
Policia ka arrestuar 12 persona dhe ka proceduar penalisht...
Një automjet është gjetur i djegur në një tunel të vjetër ...
Kanë nisur hetimet për kallëzimin me jetë ndaj gazetarit O...
Këtë të martë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte a...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
Shtatori ka një mënyrë të vetën për t’i bërë shpenzimet e ...
Ditën e sotme në shkollat e vendit nis viti i ri shkollor ...
Gjykata Supreme e SHBA-së ka hedhur poshtë planin e presid...
Pas 234 ditëve të gjykimit, më 16 shtator përmbyllet proce...
Dy anije peshkimi u goditën nga dronë në Gjirin Persik të ...
Parlamenti Europian do të hapë një zyrë në Otavë të Kanada...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 79.2 lekë dhe ...
Nafta në Shqipëri është ndër më të shtrenjtat në Europë, p...
Euro e ka nisur javën me rënie të mëtejshme në kursin e kë...
Prej fundjavës çmimet e karburanteve në tregun e pakicës k...