E martë, 15 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

“Shqipëri e madhe”, Cardi B bën shqiponjën me duar: Jam rritur me shqiptarë gangsterë (VIDEO)

Ilustrim · Vizion Plus

Reperja me famë botërore Cardi B ka tërhequr vëmendjen e shqiptarëve pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku ajo shfaqet duke formuar simbolin e shqiponjës dykrenare me duar.

Momenti është publikuar nga grimieri shqiptar Kevi Kodra, i cili jeton dhe punon në Los Angeles dhe është takuar me artisten amerikane. Në video, Kodra i tregon Cardi B-së se si të formojë shqiponjën me duar, ndërsa reperja përpiqet ta imitojë dhe më pas arrin ta realizojë gjestin.

Gjatë momentit, Cardi B dëgjohet duke thënë edhe “Shqipëri e Madhe”, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve shqiptarë në rrjetet sociale. Videoja është shpërndarë gjerësisht dhe ka marrë komente të shumta nga fansat shqiptarë të artistes.

Kodra ka treguar gjithashtu se Cardi B ka folur me simpati për shqiptarët me të cilët është rritur. “Ajo tha se shqiptarët me të cilët jam rritur ishin shumë ‘të fortë’. Unë ia ktheva: ‘Jam i forti i make up-it’”, shkroi grimieri krahas videos.

Nuk është hera e parë që Cardi B flet për shqiptarët. Reperja ka treguar edhe më herët se ka pasur njohje dhe kontakte me shqiptarë gjatë jetës së saj, ndërsa kjo video ka rikthyer vëmendjen te lidhja e saj me komunitetin shqiptar.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.